Sipas njoftimit të këtij spitali në faqen e tyre në Facebook, Tolaj nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm Covid-19.

“Ndahet nga jeta Dr.Ali Tolaj”

“Na trishtoj pas mase lajmi për ndarje nga jeta ketë mëngjes e Dr. Alis, mjekut të përkushtuar që shërbeu pa u lodhur dhe nuk u nda asnjë dite nga puna e tije”.

“Dr.Ali (Kadri) Tolaj -1961-2020, Kirurg në Spitalin e përgjithshme në Gjakovës nga viti 1988,Dr.Alia që nga fillimi i Pandemisë ishte në krye të detyrës duke ju shërbyer pacientëve deri në ditën kur edhe vete rezultojë pozitiv në Covid-19. Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të shëndetësorë për kolegun e tyre, ai nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm”.

“Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor, humbja e një mjeku që ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm për shume vite”.

“Menagjmenti,koleget,gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve”.

“Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!”, thuhet në postimin e spitalit.