Drejtoresha e OBSH-së në Kosovë: Pandemia pritet të zgjasë 1 deri në 2 vjet

Drejtoresha e OBSH-së në Kosovë: Pandemia pritet të zgjasë 1 deri në 2 vjet

Drejtoresha e Zyrës së OBSH-së në Kosovë, Isme Humolli, ka thënë se rritja e numrit të rasteve me Covid-19 ka qenë e pritshme, por jo deri në këtë masë siç po ndodh në Kosovë. Në Edicionin Special në Klan Kosova, ajo ka thënë se institucionet përkatëse duhet jenë të përgatitura dhe të përpilojnë strategji sepse […]

Drejtoresha e Zyrës së OBSH-së në Kosovë, Isme Humolli, ka thënë se rritja e numrit të rasteve me Covid-19 ka qenë e pritshme, por jo deri në këtë masë siç po ndodh në Kosovë.

Në Edicionin Special në Klan Kosova, ajo ka thënë se institucionet përkatëse duhet jenë të përgatitura dhe të përpilojnë strategji sepse pandemia mund të zgjasë një deri në dy vjet.

“Nuk duhet të jetë një studim shkencor për të parë se çfarë po ndodh. Rritja e numrit të rasteve është pritur pas çlirimit të masave, por jo deri në këtë masë siç po ndodh në Kosovë. Ajo që po ndodh është në lidhshmëri me mosrespektimin e masave që janë alfa dhe omega në parandalimin e sëmundjes”.

“Kjo në Kosovë nuk është duke ndodhur – po vërehet një injorim nga ana e qytetarëve dhe nuk po respektohen rekomandimet e institucioneve përkatëse”.

“Covid-19 karakterizohet me një shkallë të përhapjes dhe me një shkallë të lartë të infektueshmërisë – kjo është arsyeja pse përhapet kaq shpejt. Nëse nuk i ndërmarrim masat parandaluese, rritja është e menjëhershme”.

Sipas saj, çdo largim nga masat e rekomanduara, ndikon deri te rritja e numrit enorm të rasteve siç po ndodh në Kosovë.

“Masat ndoshta nuk janë të vonuara, por në kohë kur është bërë lirimi i masave, është dashur të kërkohet nga pronarët e kafeneve dhe nga qytetarët që ta mbajnë distancën fizike dhe maskat”.

“Nuk mund të them se është dështim i shtetit duke pasur parasysh se në ligjet në fuqi ka mangësi shumë të mëdha sidomos në aspektin e dënimeve. Merret një vendim nga MSH dhe menjëherë e quajnë anti-kushtetues. Kjo po shkakton një paqartësi se cilat vendimet duhet t’i respektojnë qytetarët e Kosovës”.

“Kjo është një situatë e cila nuk pritet të përfundojë shpejt, më së paku pritët që të zgjatë 1 deri në dy vjet”

“Nuk do të ketë normalitet sikur para Covid-19. Kjo do të lidhet me vendosjen e masave dhe distancën. Edhe unë e kam pasur të vështirë ta mbaj maskën, por pas një kohe të shkurtër mësohemi me të”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?