Djali dyshohet se ia preu kokën babait, video nga vendi ku ndodhi ngjarja tragjike në Fushë Kosovë

Një djalë dyshohet se e ka vrarë me sëpatë babain e tij sot në Fushë Kosovë. Dyshimet e para janë se djali ia ka prerë kokën prindit me sopatë, megjithatë, këto informacione deri më tani nuk i kanë konfirmuar Policia dhe Prokuroria. T7 momentalisht është duke qëndruar në vend të ngjarjes, aty ku momentalisht gjenden […]
Dyshimet e para janë se djali ia ka prerë kokën prindit me sopatë, megjithatë, këto informacione deri më tani nuk i kanë konfirmuar Policia dhe Prokuroria.
T7 momentalisht është duke qëndruar në vend të ngjarjes, aty ku momentalisht gjenden policia e Kosovës.
Rasti sipas policisë vrasja ka ndodhur rreth orës 17:00.
“Me datë 20.07.2020 rreth orës 16:50 Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njesitë policore kanë arritur ne vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arrit te arrestojnë një person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalur ne lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për tê sqaruar rrethanat tjera të rastit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha, për Periskopin.












