Dërgohet në spital mbreti Salman i Arabisë Saudite, vuan nga kjo sëmundje

Dërgohet në spital mbreti Salman i Arabisë Saudite, vuan nga kjo sëmundje

Mbreti Salman i Arabisë Saudite, 84 vjeç, është dërguar në një spital në kryeqytetin Riad për shkak të inflamacionit në fshikëzën e tëmthit, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, SPA. Lideri që e ka udhëhequr shtetin e njohur për eksportim të naftës që nga viti 2015 është duke iu nënshtruar kontrolleve mjekësore, raportoi kjo agjenci, pa […]

Mbreti Salman i Arabisë Saudite, 84 vjeç, është dërguar në një spital në kryeqytetin Riad për shkak të inflamacionit në fshikëzën e tëmthit, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, SPA.

Lideri që e ka udhëhequr shtetin e njohur për eksportim të naftës që nga viti 2015 është duke iu nënshtruar kontrolleve mjekësore, raportoi kjo agjenci, pa dhënë hollësi të tjera.

Mbreti Salman për më shumë se dy vjet kishte shërbyer si princ dhe zëvendëskryeministër nga qershori i vitit 2012 para se të vendosej në pozitën më të lartë të shtetit. Ai gjithashtu ka shërbyer si guvernator i rajonit të Riadit për më shumë se 50 vjet.

Pasardhësi i tij në pushtet është princi Mohammed bin Salman, i cili i ka nisur reformat për transformimin e ekonomisë dhe largimin nga varësia prej shitjes së naftës, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Princi 34-vjeçar, i cili është i popullarizuar në mesin e të rinjve, është vlerësuar lart për lehtësimin e kufizimeve sociale në mbretërinë konservatore, duke u dhënë më shumë të drejta grave dhe duke u zotuar për ta bërë ekonominë më të llojllojshme.

Megjithatë, kontrolli shtetëror ndaj mediave dhe shtypja e atyre që nuk janë të kënaqur vazhdojnë ta lënë vendin nën shënjestrën e kritikave ndërkombëtare.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?