Dënohet me kusht e akuzuara për pjesëmarrje në luftërat e Sirisë

Dënohet me kusht e akuzuara për pjesëmarrje në luftërat e Sirisë

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, të enjten, e ka dënuar me dy vite burgim me kusht të akuzuarën për pjesëmarrje në luftërat e Sirisë, Melihate Alshiqi. Sipas aktgjykimit të shpallur nga trupi gjykues i udhëhequr nga gjykatësi Musa Konxheli, e akuzuara nuk do ta mbaj dënimin me burgim, nëse brenda afatit prej dy […]

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, të enjten, e ka dënuar me dy vite burgim me kusht të akuzuarën për pjesëmarrje në luftërat e Sirisë, Melihate Alshiqi.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga trupi gjykues i udhëhequr nga gjykatësi Musa Konxheli, e akuzuara nuk do ta mbaj dënimin me burgim, nëse brenda afatit prej dy vitesh nuk kryen vepër tjetër penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Konxheli deklaroi se gjykata e ka rikualifikuar veprën penale, nga “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, nga neni 3, paragrafi 3 të Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit nr. 05/L-052, në veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, konkretisht paragrafit 2 të nenit 143 të Kodit Penal të Kosovës.

Sipas aktgjykimit, e akuzuara u lirua nga shpenzimet e procedurës.

Ndryshe, në seancën e 30 qershorit 2020, e akuzuara kishte thënë se ajo kishte shkuar në Siri, së bashku me fëmijën e saj, pasi ishte mashtruar nga bashkëshorti i saj, tani i ndjerë.Sipas aktakuzës së ngritur nga PSRK-ja, Melihate Alshiqi akuzohet se më 12 korrik 2015, së bashku me bashkëshortin e saj, tani të ndjerë, Bekim Mulolli dhe fëmijën e tyre të moshës një vit e gjysmë, me vetëdije dhe vullnet të plotë, ka kaluar përmes pikës kufitare të Hanit të Elezit dhe ka përfunduar në destinacionin e huaj në zonën e konfliktit në Siri.

PSRK-ja pretendon se e akuzuara Alshiqi ka ndërmarrë këto veprime me qëllim për t’iu bashkëngjitur grupeve terroriste “ISIS” dhe “Al-Nusra”, të cilat veprojnë në Siri dhe Irak, ku ka qëndruar deri në momentin e kthimit në Kosovë, më 20 prill 2019.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?