Deliu: Ftesa e Hotit për takimin me liderët, joserioze

Deliu: Ftesa e Hotit për takimin me liderët, joserioze

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, po e konsideron joserioze ftesën e kryeministrit Avdullah Hoti për mbajtjen e takimit të liderëve për çështjen e dialogut. Ajo po thotë se Hoti duhet të shkojë në Kuvend me një platformë të qartë dhe të diskutohet aty në mes të deputetëve, njofton Klan Kosova. “Nuk mund të shkosh në […]

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, po e konsideron joserioze ftesën e kryeministrit Avdullah Hoti për mbajtjen e takimit të liderëve për çështjen e dialogut.

Ajo po thotë se Hoti duhet të shkojë në Kuvend me një platformë të qartë dhe të diskutohet aty në mes të deputetëve, njofton Klan Kosova.

“Nuk mund të shkosh në Bruskel pa një plan të detajuar me parime dhe konsensus të partive. Ftesa e e Hotit ka qenë absolut e papranueshme për ne sepse këto s’janë aspak serioze dhe po bëhen nëpër studio. Ftesat, agjendat, temat nuk mund të zhvillohen askund tjetër përveç se në Kuvend. Prandaj, po e konsiderojmë ftesë joserioze”.

Deliu në Edicionin Special tha se kjo ftesë ka qenë sa për sy e faqe dhe vetëm sa për të konfirmuar se Hoti është i Hapur për të diskutuar.

“Është thelbësore që të ulet të diskutohet për formatin se a do të jetë teknik pa një marrëveshje reciproke dhe natyrisht për temat që do të diskutohen atje. Hoti ka bërë shpërfillje të madhe me opozitën për dialogun. S’kemi marrë ftesë zyrtarisht, por natyrisht një thirrje që është parë në media”.

Deliu ka kritikuar politikën e jashtme dhe qasjen e dialogut të Hotit duke thënë se platforma e tij ka qenë e zbehtë, pa detaje dhe pa saktësi.

Deputetja e PDK-së po ashtu hodhi kritika të ashpra në drejtim të kryeministrit që s’e priti presidentin për të shkuar në dialog me Serbinë.

“Ka një nxitim të Qeverisë për të shkuar dhe të dialoguar për t’u ulur me presidentin Vuçiq. Është dashur që të ketë shtyrje të dialogut dhe të pritej kthimi i presidentit që të ketë edhe një dakordim me presidentin dhe të ketë dakordësi mes forcave politike”.

Deliu ka mohuar se PDK do të lidhë koalicion me partnerët aktualë qeverisës apo se ka ndonjë marrëveshje politike me ndonjë parti.

Po ashtu, ajo është kundër që të ketë ndonjë iniciativë të përbashkët me Vetëvendosjen për t’ia prishur Qeverinë Hotit.

“Nuk duhet të angazhohemi për rrëzimin e Qeverisë sepse jemi në kohë të pandemisë”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?