Christian Heldt përfundon misionin në Kosovë, Osmani e pret në takim lamtumirës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt, me rastin e përfundimit të misionit diplomatik në Kosovë. Osmani e përgëzoi për përfaqësimin dinjitoz të vendit të tij, Gjermanisë, në Republikën e Kosovës si dhe për përkushtimin e tij në forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës […]
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt, me rastin e përfundimit të misionit diplomatik në Kosovë.
Osmani e përgëzoi për përfaqësimin dinjitoz të vendit të tij, Gjermanisë, në Republikën e Kosovës si dhe për përkushtimin e tij në forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës e Gjermanisë.
E para e Kuvendit tha se me përfaqësimin e Ambasadorit Heldt partneriteti ndërmjet Kosovës e Gjermanisë është forcuar edhe më tej.
Ajo potencoi se Gjermania vazhdimisht ka luajtur një rol thelbësor në fuqizimin e institucioneve të Kosovës dhe në zhvillimin e saj.
Sipas saj, gjatë mandatit të diplomatit gjerman, përkushtimi i shtetit gjerman ndaj popullit të Kosovës është vërejtur edhe më shumë, për të cilën gjë ajo tha se populli i Kosovës do t’i mbetet gjithmonë mirënjohës atij.
Në fund, kryetarja Osmani i uroi atij suksese në rrugëtimin e tij të mëtejmë dhe e siguroi atë që institucionet e Kosovës do të jenë mikpritëse ndaj ambasadorit në ardhje, për të vazhduar kultivimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërmjet shtetit gjerman dhe Republikës së Kosovës












