Çështja e të pagjeturve: Kosova përfaqësohet nga Driton Selmanaj dhe Ibrahim Makolli në Bruksel

Çështja e të pagjeturve: Kosova përfaqësohet nga Driton Selmanaj dhe Ibrahim Makolli në Bruksel

Zëvendëskryeministri i Kosovës Driton Selmanaj bashkë me kryesuesin e delegacionit të Kosovës në grupin punues për çështjen e zhdukurve Ibrahim Makolli do të jenë përfaqësuesit e Kosovës në takimin e radhës të dialogut me Serbinë në Bruksel. Klan Kosova mëson ekskluzivisht se këta do të nisën nesër për Bruksel derisa takimi do të mbahet pasnesër […]

Zëvendëskryeministri i Kosovës Driton Selmanaj bashkë me kryesuesin e delegacionit të Kosovës në grupin punues për çështjen e zhdukurve Ibrahim Makolli do të jenë përfaqësuesit e Kosovës në takimin e radhës të dialogut me Serbinë në Bruksel.

Klan Kosova mëson ekskluzivisht se këta do të nisën nesër për Bruksel derisa takimi do të mbahet pasnesër që temë diskutimi ka bisedimet për personat e zhdukur dhe të zhvendosur në nivelin teknik. Po ashtu, ata do të diskutojnë edhe për çështjet e tjera që u folën nga kryeministri AvdullahHoti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq.

 

 

Nuk përjashtohet mundësia që pjesë e këtij takimi të jetë edhe Skënder Hyseni që u emërua koordinator shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi.

Temën e diskutimit e ka konfirmuar për Klan Kosovën edhe zëdhënësja e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Takimet në nivelin e ekspertëve të planifikuar për më vonë këtë javë, do të vijojnë me çështjet e diskutuara midis liderëve javën e kaluar”.

Nga pala serbe nuk dihet kush do të marrë pjesë.

Klan Kosova ka provuar të kontaktojë Selmanajn dhe Makollin, por që të dy kanë qenë të paqasshëm.

Ky është takimi i dytë me radhë që nga rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga BE-ja që nga vjeshta e vitit 2018. Ndërkaq, Hoti dhe Vuçiq do të fillojnë raundin e dytë të takimeve në shtator – muaj ky që u paralajmërua nga BE se do të jetë intensiv në procesin e pajtimit të kosovarëve dhe serbëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?