Cakaj përcakton një pjesë të skenës politike serbe: Parlamenti pa Sheshelin, me 3 shqiptarë

Cakaj përcakton një pjesë të skenës politike serbe: Parlamenti pa Sheshelin, me 3 shqiptarë

Sipas rezultateve zgjedhore të 21 qershorit në Serbi, alternativa shqiptare “Lugina e Bashkuar” e udhëhequr nga Shaip Kamberi arriti që t’i fitonte plot 3 deputetë. Ky rezultat i mirë bëhet edhe më i mirë kur dihet se radikali dhe i dënuari për krime lufte Vojislav Seselj nuk arriti të futej në parlament. Zgjedhjet parlamentare në […]

Zgjedhjet parlamentare në Serbi u mbajtën më 21 qershor, edhe pse ishte paraparë që të mbaheshin më 26 prill. Ato ishin shtyer për shkak të pandemisë Covid-19.

Angazhimi politik i zv.ministrit të Punëve të Jashtme që kryen praktikisht detyrën e shefit të diplomacisë shqiptare, Gent Cakaj, rezultoi në një fitore të madhe e historike për shqiptarët në Serbi, që arrijnë t’i fitojnë plot tre deputetë me 0,85% të votave ose mbi 24 mijë vota.

Mos-pjesëmarrja eventuale e shqiptarëve në zgjedhje do t’i rriste gjasat që Partia Radikale të futej në Parlament, ose edhe partia euroskeptike “Mjaft është mjaft” duke ua rritur përqindjen.

Vuçiq, që erdhi në pushtet në vitin 2012, ishte përballur me protesta të mëdha anti-qeveritare. Protestuesit kërkonin më shumë liri të mediave dhe zgjedhje të lira e korrekte, por edhe dorëheqje të ministrave.

Aleanca për Serbinë, që udhëhiqej nga ish negociatori serb në dialogun teknik (të udhëhequr nga pala kosovare prej Edita Tahirit), Borko Stefanoviq, kishte bojkotuar zgjedhjet dhe kishte bërë protesta të mëdha – më të mëdhatë që nga ardhja e Vuçiqit në pushtet.

Besohet që pjesëmarrës kishin qenë prej 25 mijë e deri në 70 mijë njerëz.

Dhe megjithëse pragu për futjen në Parlamentin serb është vetëm 3 për qind, dhe me bojkotimin e partive më të mëdha opozitare, dështimi i Sheshelit bëhet edhe më spektakolar. Partia e tij arriti që t’i fitonte vetëm pak mbi 2 për qind të votave të përgjithshme. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?