Borell për takimin Hoti-Vuçiq: S’ishin diskutime të lehta

Borell për takimin Hoti-Vuçiq: S’ishin diskutime të lehta

Se diskutimet e takimit të 16 korrikut në mes të Avdullah Hotit dhe Aleksander Vuçiqit në Bruksel nuk kanë qenë të lehta, e thotë edhe nikoqiri, Josep Borell. Një gjë të tillë Borell e ka thënë në një shkrim në të cilin ka rrëfyer për atmosferën brenda takimit Kosovë-Serbi në Bruksel. “Ne kemi shpenzuar të […]

Një gjë të tillë Borell e ka thënë në një shkrim në të cilin ka rrëfyer për atmosferën brenda takimit Kosovë-Serbi në Bruksel.

“Ne kemi shpenzuar të gjithë pasditen dhe orët e para të mbrëmjes në diskutime intensive me të dy partnerët. Këto nuk kanë qenë diskutime të lehta. Temat si personat e humbur dhe të zhvendosur janë tejet çështje emocionale dhe janë pjesë thelbësore e pajtimit”, thotë Borell.

Ai ka treguar se gjithashtu në takim është diskutuar për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

“Kjo për mua është e ardhmja e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ata i përkasin të njëjtit rajon dhe janë duke rrugëtuar drejt të njëjtit destinacion -Evropës”, ka shtuar tutje Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell.

Ai thotë se në të ardhmen, njerëzit, kapitali dhe mallrat duhet të lëvizin lirshëm.

“Ata duhet të punojnë gjithashtu për zhvillimin e ekonomisë dhe infrastrukturës së tyre. Kjo është për përfitimin e dyanshëm dhe BE ka bërë mjaft përpjekje për të vendosur një kornizë për një bashkëpunim të tillë”, thekson spanjolli, raporton Gazeta Express.

Ndërmjetësuesi i negociatave thotë se puna e BE’së me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin vetëm sa ka filluar.

Në shkrim e sipër Borell gjithashtu ka treguar se në mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë ka pasur mospajtime, megjithatë thotë se është i impresionuar nga fakti se të dy palët kanë shprehur gatishmëri për të vazhduar dialogun.

“Ne iu kërkuam atyre që të dërgojnë ekipet e tyre në javën e ardhshme, kështu s’do të humbim kohë”, ka treguar Borell.

Ai ka treguar gjithashtu se në shtator do të jetë takimi i radhës Hoti-Vuçiq në Bruksel.

“Mezi pres të punoj me ta dhe jam shumë i lumtur që mund të mbështetemi në përvojën e gjatë diplomatike të Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajcak për këtë detyrë të ndërlikuar. Kemi shumë për të arritur së bashku për të mirën e Serbisë, Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, shprehet Borell

Përfaqësuesi i Lartë i BE’së gjithashtu ka falënderuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, për mbështetjen e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës duke organizuar Samitin e Parisit.

“Ata i dhanë shtysën e fundit procesit për të nisur përsëri, faleminderit!”, shprehet Borell.

Ndër të tjera ai thotë se e ka bërë të ditur qysh në fillim që dialogu Kosovë-Serbi dhe Ballkani Perëndimor do të jenë prej prioriteteve kryesore të tij.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?