Bordi i themeluar nga Zemaj do të thërras Arben Vitinë, Uran Ismailin dhe dy ish ministra tjerë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kumtuar edhe një herë lajmin se është bërë themelimi i Bordit të Këshilldhënies në kuadër të luftës kundër pandemisë Covid-19. Ai ka thënë se ky bord do të udhëhiqet nga mikrobiologu Lul Raka, ndërsa do të jetë i përbërë nga plot 11 anëtarë të fushave të ndryshme. Më tej, […]
Ai ka thënë se ky bord do të udhëhiqet nga mikrobiologu Lul Raka, ndërsa do të jetë i përbërë nga plot 11 anëtarë të fushave të ndryshme.
Më tej, ai ka treguar edhe detyrat e këtij bordi, ndërsa ka theksuar që aty do të ftohen për këshilldhënie edhe katër ish ministrat e fundit të Shëndetësisë, z.Ferid Agani, z.Imet Rrahmani, z.Uran Ismaili dhe z.Arben Vitia, shkruan Periskopi.
Nuk dihet nëse ish ministrat në fjalë do të pranojnë të ndihmojnë në punën e këtij bordi. /Periskopi












