Blerim Latifi kërkon nga qytetarët të mos sulmojnë mjekët për vdekjet e fundit

Blerim Latifi kërkon nga qytetarët të mos sulmojnë mjekët për vdekjet e fundit

Në Klinikën Infektivë të QKUK-së vetëm brenda së shtunës dhe së dielës kanë kanë vdekur 12 persona të infektuar me COVID-19. Vdekjet e orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë bërë që Klinika Infektive të rrethohet edhe nga forca të shumta policie. Gjithashtu aty kanë qëndruar edhe prokuror e hetues. Situata pritet të sqarohet […]

Vdekjet e orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë bërë që Klinika Infektive të rrethohet edhe nga forca të shumta policie. Gjithashtu aty kanë qëndruar edhe prokuror e hetues.

Situata pritet të sqarohet në vijim, meqë aty para pak minutash ka mbërritur edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Lidhur më këtë situatë të krijuar ka reaguar edhe profesori universitar, Blerim Latifi, i cili ka bërë thirrje që të mos sulmohen mjekët, pasi sipas tij faji është tek politikanët të cilët në 20 vjet të fundit nuk e kanë trajtuar fare sektorin e shëndetësisë.

Sipas tij, tashmë nuk do të funksionojë as rikthimi i karantinave.

“Mos i sulmoni mjekët! Ata nuk kanë faj. Faj kanë politikanët, të cilët tash e 20 vjet asnjëherë se kanë marrë seriozisht sistemin shëndetësor, duke e lënë në një gjëndje të mjerueshme, me kapacitete minimale për të përballuar kriza të tilla si kjo e covid-19. E vetmja rrugë e përballjes së suksesshme me pandeminë ka qenë ajo e masave të vetëkujdesit të popullatës. Ne nuk e bëmë këtë. Me t’u lehtësuar masat, iu rikthyem rutinës së para pandemisë, ndërsa në media dhe në publik filluan të dominojnë budalltë e teorive konspirative që e shpallnin pandeminë si një mashtrim të madh. Tash situata pandemike ka dalë jashtë kontrollit. Qeveria Hoti duket se nuk është në gjëndje ta përballoj kaosin. Askush nuk i trembet vendimeve të saj. Ministri i Shëndetësisë vepron në një terra incognita për të.Thjesht ai nuk ka haber për fushën të cilën e drejton.Ideja për të rikthyer karantinimin e shoqërisë nuk ka për të funksionuar më. Me pak fjalë ne jemi para një dështimi tjetër të madh”, ka shkruar Latifi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?