Belgjika vazhdon hetimet për vrasjen e kryeministrit të parë demokratik të Kongos 60 vjet pas vrasjes

Prokurorët belgë po hetojnë nëse mund t’i konfirmojnë aktakuzat kundër njerëzve të dyshuar për pjesëmarrjen në vrasjen e liderit të parë të Kongos të zgjedhur në mënyrë demokratike, Patrice Lumumbas, para 60 vitesh. Prokurori federal i Belgjikës, Frederic Van Leeuw tha të mërkurën se “janë në proces të shqyrtimit të aktakuzës. Faktet janë kualifikuar si […]
Prokurori federal i Belgjikës, Frederic Van Leeuw tha të mërkurën se “janë në proces të shqyrtimit të aktakuzës. Faktet janë kualifikuar si krime lufte, që janë konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit në Bruksel. Kjo nënkupton që nuk do të ketë statut të kufizimeve për krimin.”
Autoritetet belge kanë njoftuar për nisjen e një hetimi për vrasjen e vitit 1961 qysh më 2012, pas kërkesës së bërë nga familja e Lumumbas, raporton The Guardian, përcjell Periskopi.
Van Leeuw tha për mediat belge se hetimi do të mbetej i hapur.
“Janë ende dy persona gjallë. Është simbolikisht e rëndësishme që sistemi i drejtësisë të merret me këtë rast.”
Lumumba ishte bërë kryeministri i parë i Republikës Demokratike të Kongos, disa ditë pasi vendi i tij të fitonte pavarësinë nga Belgjika më 30 qershor të vitit 1960.
Ai kishte indinjuar liderët belgë me një fjalim në ceremoninë e ditës së pavarësisë duke përmendur “ironitë, fyerjet dhe goditjet” që kongolezët kishin vuajtur “mëngjes, ditë e natë” gjatë regjimit kolonial të Belgjikës.
Lumumba ishte vrarë nga një skuadër pushkatimi në janarin e vitit 1961 në Katanga nga rebelët kongolezë me oficerët belgë të pranishëm. Kishte qenë vetëm 35 vjeçar.
Për vrasjen e tij ishin implikuar qeveria e Belgjikës, CIA dhe MI6./Periskopi












