Behramaj e tallë Hotin për ‘razumen’ me Vuçiqin: Ishte i plogësht në Bruksel, duhet pak burrëri e mençuri

Këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka reaguar pasi kryeministri Hoti në një shkrim të gjatë në Facebook ka thënë se për një muaj qeverisje, kanë rikthyer Kosovën aty ku e ka vendin, përkrah miqve nërkombëtar dhe sipas tij nga një raport i lënduar me BE dhe SHBA, tani kemi mbështetje nga të gjithë […]
Këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka reaguar pasi kryeministri Hoti në një shkrim të gjatë në Facebook ka thënë se për një muaj qeverisje, kanë rikthyer Kosovën aty ku e ka vendin, përkrah miqve nërkombëtar dhe sipas tij nga një raport i lënduar me BE dhe SHBA, tani kemi mbështetje nga të gjithë për cakun e dialogut, njohje reciproke dhe normalizim i marrëdhënieve.
Behramaj ka shkruar se Hoti do të duhej të kishte burrëri dhe mençuri dhe jo të ulej me nxitim përballë Vuçiçit dhe Lajçakut në tavolinën e dialogut në kohën kur presidenti i shtetit merrej në pyetje nga Gjykata Speciale.
Postimi i plotë:
Avdullah Hoti i paska thur lavde qasjes së tij në dialog me Serbinë, duke thënë se është në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës. Shumë mirë. Edhe ne të njëjtën gjë duam. Por, pak burrëri dhe mençuri duhet të kesh. Të ulesh me nxitim dhe kokë në vete përballë Vuçiçit dhe Lajçakut në tavolinën e dialogut, në momentin që presidenti i shtetit që ti e përfaqëson merret në pyetje atje nga Gjykata Speciale, nuk është as etike dhe as e mençur. Edhe në versionin e dukshëm kjo qasje është në interesin më të keq të Republikës së Kosovës. Mirë mund t’u duket vetëm burokratëve të BE-së, që janë të zënë duke e lexuar atë librin me “Kosovo and Metohija”. Aq i plogësht sa u shfaqe në Bruksel, herën tjetër nuk është çudi nëse ta lexojnë edhe ty, meqë “razumesh” mirë!












