Basha: Vizita ime në Kosovë nuk ka lidhje me akuzat e Speciales

Kreu i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha ka thënë se propozim aktakuza nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli nuk është arsyeja e vizitës së tij në Kosovë. Ai tha se vizita e tij në Kosovë vjen pas ftesës së kryeministrit të vendit, […]
Kreu i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha ka thënë se propozim aktakuza nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli nuk është arsyeja e vizitës së tij në Kosovë.
Ai tha se vizita e tij në Kosovë vjen pas ftesës së kryeministrit të vendit, Avdullah Hoti.
“Vizita ime ndonëse e vonuar, por nuk është ky qëllimi i vizitës sime në Kosovë. Vizita me vjen pas ftesës së kryeministrit Hoti pas vizitës së tij në Tiranë. Një ftesë kjo e përsëritur edhe nga krerë të institucioneve të tjera në Kosovë, si ftesa e Presidentit Thaçi dhe ftesa e kryetares së Paralamentit Vjosa Osmanit“, tha Basha.
Basha më tutje ka thënë se një ndër vendimet e tij në rast se zgjidhet kryeministër do të jetë heqja e taksës rrugore në rrugën e kombit.
“Një ndër vendimet si kryeministër në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të jetë heqja e taksës në rrugën e kombit”./Periskopi/












