Arrestohet nga FBI e dashura e trafikantit dhe abuzuesit seksual Jeffrey Epstein

Ghislaine Maxwell, britanikja që ishte shoqja e ngushtë e pedofilit Jeffrey Epstein, është arrestuar nga FBI, ka raportuar NBC News. “Ajo është arrestuar në bregun lindor mbi akuza të lidhura me rastin e Epsteinit dhe pritet të paraqitet në gjykatën federale sot gjatë ditës,” thuhet në raportim. Maxwell nuk ishte paraqitur kohët e fundit dhe […]
“Ajo është arrestuar në bregun lindor mbi akuza të lidhura me rastin e Epsteinit dhe pritet të paraqitet në gjykatën federale sot gjatë ditës,” thuhet në raportim.
Maxwell nuk ishte paraqitur kohët e fundit dhe vend-ndodhja e saj kishte qenë e panjohur prej që Epstein ishte arrestuar në korrikun e vitit të kaluar me akuzat se kishte abuzuar dhe trafikuar gra dhe vajza në Manhattan dhe Florida mes viteve 2002 dhe 2005, përkthen Periskopi.
Kërkimi për Maxwellin kishte qenë subjekt i spekulimeve të shumta.
Epstein, që ishte deklaruar i pafajshëm mbi akuzat, e kishte vrarë veten në një qeli burgu të Manhattanit në muajin gusht të 2019-s.
Epstein kishte qenë i afërt edhe me presidentin amerikan Bill Clinton. /Periskopi












