Anglia heq karantinën për disa vende

Anglia heq karantinën për disa vende

Autoritetet në Angli publikuan të premten një listë të vendeve, qytetarët e të cilave nuk kanë nevojë t’i nënshtrohen karantinës, nëse shkojnë në këtë vend. Lista përfshin Greqinë, Spanjën, Francën dhe Belgjikën dhe do të hyjë në fuqi më 10 korrik Vendet si Kina, Shtetet e Bashkuara, Kosova, Suedia dhe Portugalia nuk janë në listë, […]

Lista përfshin Greqinë, Spanjën, Francën dhe Belgjikën dhe do të hyjë në fuqi më 10 korrik

Vendet si Kina, Shtetet e Bashkuara, Kosova, Suedia dhe Portugalia nuk janë në listë, çfarë do të thotë se qytetarët e tyre do të duhet të izolohen për 14 ditë nëse shkojnë në Angli.

Skocia dhe Uellsi nuk kanë vendosur ende nëse do t’i lehtësojnë kufizimet e udhëtimit. Kufizimet janë ndërmarrë në fillim të qershorit, në përpjekje për të ndaluar importimin e rasteve me koronavirus në vend, pasi numri i rasteve lokale po binte.

Në vend që t’i vendosim në karantinë të ardhurit nga e gjithë bota, ne do t’i vendosim vetëm ata që vijnë nga ato vende ku virusi fatkeqësisht nuk është nën kontroll”, tha në një konferencë për media kryeministri britanik.

Mbretëria e Bashkuar ka numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në Evropë: mbi 44,000. Ajo po ashtu prin me numër të të infektuarve: mbi 285,000.

Në aspektin global, SHBA’ja është e para edhe me numër të të prekurve, edhe të viktimave.

Koronavirusi ka prekur afro 11 milionë njerëz në gjithë botën. Prej tyre, mbi 522,000 kanë vdekur dhe mbi 5.7 milionë janë shëruar./Rel

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?