Analist Abdullahu me status rrëqethës mbron luftën e drejtë të UÇK-së

Analisti i mirënjohur Faton Abdullahu ka bërë një status mjaft domethënës në profilin e tij në Facebook duke mbrojtur luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Abdullahu e ka quajtur UÇK-në si “sinonim të paqes” pasi që i doli kundër shtypjes dhe agresionit të regjimit të Millosheviqit. Ai shton se UÇK-ja dhe morali i […]
Abdullahu e ka quajtur UÇK-në si “sinonim të paqes” pasi që i doli kundër shtypjes dhe agresionit të regjimit të Millosheviqit.
Ai shton se UÇK-ja dhe morali i saj është “në themel të shtetit tonë sot” dhe kjo po bën që të akuzohet se nuk kishte moral në të kaluarën.
Por, çka nënkupton kjo deklaratë e z.Abdullahu?
Besimi i tij është që sulmet ndaj UÇK-së po bëhen me qëllim që të damkoset pikërisht shteti i Kosovës që ishte rrjedhojë e luftës së saj, përcjell Periskopi.
“Ta flijosh jetën duke marrë pushkën në dorë për ta aspiruar paqen dhe lirinë, zhvillimin dhe stabilitetin, ky është misioni më i vështirë, më i shenjtë – këtë e ka bërë UCK-ja.” – shkruan ndër tjerash ai.
Statusi i plotë:
UÇK-ja DJE DHE SOT
Realitetin që e ndërtoj UÇK-ja në Kosovë me flijim, disa duan me akuza kundër saj ta ndryshojnë këtë realitet sot. Atyre nuk ju pengon UCK-ja para dy dekadave, por realiteti që u ndërtua në këto dy dekada. Në vend se sot UCK-ja të jetë histori, e mirë dhe e suksesshme, ata duan që realitetin e sotëm ta bëjnë histori të keqe dhe pa sukses. UCK-ja nuk po akuzohet pse nuk kishte moral në të dje, por pse morali i saj është në themel të shtetit tonë sot. UCK-ja është bebëza e shtetndërtimit të Kosovës prandaj preket drita e saj. UCK – ja është sinonim i paqes. Askush nuk është më paqësor se ai që merr pushkën në dorë për ta ndal dhunën. Njerëzit më paqësor janë ata që guxojnë t’i dalin për ballë të keqes e cila rrezikon paqen. Ta flijosh jetën duke marrë pushkën në dorë për ta aspiruar paqen dhe lirinë, zhvillimin dhe stabilitetin, ky është misioni më i vështirë, më i shenjtë – këtë e ka bërë UCK-ja. Duke e mbrojtur UCK-në sot ne mbrojmë paqen sot dhe nesër, për vendin tonë, për rajonin dhe për miqtë tanë.












