Amerika then ‘rekordin’ e Besnik Bislimit në uljen e papunësisë: 4.8 milionë vende të reja pune vetëm në qershor

Të gjithë kujtojmë ‘rekordin’ e uljes së papunësisë nga ministri i Financave në Qeverinë Kurti, Besnik Bislimi. Ani që nuk kishte pasur asnjë shifër mbi numrin e njerëzve që kishin humbur punën, Bislimi kishte thënë që papunësia në vend ishte ulur për diku 6 deri në 7 për qind me mbi 10 mijë vetë që […]
Në fakt një gjë e tillë ndodhi përmes Pakos Emergjente që iu siguronte punëtorëve 170 euro, nëse ata do të regjistroheshin si punëtorë nga punëdhënësit e tyre. Kjo iu garantoi punëdhënësve ulje të pagës për punëtorët e tyre në Kosovë.
Deklarata më vonë u mbrojt nga Vetëvendosja duke thënë që kishte qenë ‘keqkuptim’.
Por, ky rekord del se është thyer nga ShBA-të pas lehtësimit të masave kundër Covid-19shit.
Ekonomia amerikane ka krijuar 4,8 milionë vende të reja pune vetëm gjatë muajit qershor, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Ndërkohëqë në muajin maj, ishin krijuar 2,5 milionë vende të reja pune sipas Departamentit të Punës së ShBA-ve.
Rritja në muajin qershor madje kishte qenë shumë më e lartë se sa që kishin parashikuar ekonomistët.

Sidoqoftë, në shumë shtete të ShBA-ve ka shpërthyer një valë e re e pandemisë gjë që mund ta ndalë krijimin e vendeve të reja të punës.
Ekonomia e ShBA-ve ishte goditur rëndë gjatë periudhës së karantinave që luftonin Covid-19shin.












