Alpet italiane bëhen në ngjyrë rozë, shkencëtarët e shqetësuar nisin hetimet

Shkencëtarët në Itali po hetojnë paraqitjen misterioze të akullin e kthyer në ngjyrë rozë në Alpe, të shkaktuar nga algat që përshpejtojnë efektet e ndryshimeve klimatike. Ka debate të shtuara mes tyre se prej nga erdhën algat, por Biagio Di Mauro i Këshillit Hulumtues Kombëtar të Italisë tha që bora rozë e parë në disa […]
Ka debate të shtuara mes tyre se prej nga erdhën algat, por Biagio Di Mauro i Këshillit Hulumtues Kombëtar të Italisë tha që bora rozë e parë në disa pjesë të akullit në Presena është e mundshme të jetë shkaktuar nga e njëjta bimë e gjetur në Grenlandë.
“Alga nuk është e rrezikshme, është fenomen i natyrshëm që ndodh gjatë pranverës dhe dimrit në latitutë të mesme por po ashtu edhe në Pole,” tha Di Mauro, që më herët ka studiuar algat në akujt e Morteratschit në Zvicër, raporton Guardian, përkthen Periskopi.
Bima, e njohur si Ancylonema nordenskioeldii, është e pranishme në të ashtuquajturat Zona të Errta të Grenlandës, ku akulli po ashtu po shkrihet.
Normalisht, akulli reflekton më shumë se 80% të radiacionit të diellit në atmosferë, por ndërsa algat paraqiten, ato errësojnë akullin në mënyrë që të absorbojnë nxehtësinë dhe të shkrihet më shpejt.
Më shumë alga u paraqitën ndërsa akulli shkrihet në mënyrë më rapide, duke iu dhënë atyre ujë vital dhe ajër.
“Çdogjë që e errëson borën bën që ajo të shkrihet sepse e përshpejton absorbimin e radiacionit,” shtoi më tej Di Mauro.

“Ne po provojmë të kuantifikojmë efektet e të tjera fenomeneve përveç njeriut në mbinxehjen e Tokës,” tha ai.
“2020-a është një vit i veçantë: gjëra të tmerrshme po ndodhin,” tha një turiste me emrin Elisa Pongini. “Sipas mendimit tim, fenomenet atmosferike po përkeqësohen. Ndryshimet klimatike po bëhen gjithnjë e më evidente.”












