Alarm për cunami pas tërmetit 7,8 shkallësh në Alaska

Tërmeti i fuqishëm i magnitudës 7,8 shkallë ka goditur gadishullin e Alaskass, sipas raportimeve nga Instituti amerikan i Gjeologjisë. Tërmeti ndodhi 10 kilometra në brendësi, dhe ishte 75 milje në jug të qytetit të Chignikut të mërkurën në mëngjes. Qendra Kombëtare për Paralajmërime të Cunamive ka lëshuar paralajmërime për pjesën jugore dhe atë bregore të […]
Tërmeti ndodhi 10 kilometra në brendësi, dhe ishte 75 milje në jug të qytetit të Chignikut të mërkurën në mëngjes.
Qendra Kombëtare për Paralajmërime të Cunamive ka lëshuar paralajmërime për pjesën jugore dhe atë bregore të Alaskas, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Besohet që po ashtu po ndodhin edhe evakuime në disa zona, me njerëzit që po kërkojnë siguri duke u vendosur më lart në sipëfaqen e detit.
Edhe pas-tërmete të fuqishme kanë ndodhur tashmë në këtë zonë, me 3,7 dhe 5,7 magnitudë respektivisht. /Periskopi












