Aktakuza e ka dëmtuar pozicionin dialogues të Kosovës, pa Thaçin procesi vështirë i mundshëm

Aktakuza e ka dëmtuar pozicionin dialogues të Kosovës, pa Thaçin procesi vështirë i mundshëm

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë publike një aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e cila ende pa u konfirmuar u bë e ditur për publikun, madje duke specifikuar vetëm emrat e dy ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe jo të “të tjerëve” […]

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë publike një aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e cila ende pa u konfirmuar u bë e ditur për publikun, madje duke specifikuar vetëm emrat e dy ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe jo të “të tjerëve” që përmenden në këtë komunikatë.

Ky propozim-aktakuzë, siç po quhet në media për shkak të mungesës së një precedenti tjetër që do të mundësonte një term adekuat juridik është formuluar më 24 prill, ndërsa u publikua më 24 qershor, saktësisht 3 ditë para takimit të planifikuar Kosovë – Serbi në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti i Kosovës, i cili veç ishte nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kthye në gjysmë të rrugës dhe gjithashtu e njoftoi të Dërguarin Special të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi se ky nuk do të jetë pjesë e takimit dhe e asnjë procesi derisa pretendimet e propozim-aktakuzës të konfirmohen ose të hidhen poshtë nga Gjykata.

E menjëherë pas kësaj, është vërejtur një përpjekje e theksuar e Bashkimit Evropian për rifillim të dialogut, të cilin do ta udhëhiqte i vetëm kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pasi presidenti Thaçi është i vendosur të mos marrë pjesë në tryeza të tilla në situatën aktuale.

Por, sa do t’i leverdiste Kosovës një dialog i tillë?

Lajmi.net ka kontaktuar me njohësin e politikës së jashtme, Avni Mazreku i cili për lajmi.net është shprehur se kjo komunikatë, pasi si aktakuzë nuk është ende e konfirmuar e ka çrregulluar procesin e dialogut.

Sipas tij, duke marrë parasysh rolin determinues që e ka presidenti i Kosovës referuar në atributet kushtetuese dhe Kosova në këtë rast është e dëmtuar.

“Normalisht kjo komunikatë edhe pse e pa konfirmuar e ka çrregulluar procesin e dialogut me Serbinë sepse opinioni i brendshëm dhe i jashtëm ishte përgatitur për një fazë finale të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë dhe sigurisht, Kosova sipas atributeve të saj Kushtetuese, presidenti ka rol domethënës, determinues në negocim. Përveç atributeve Kushtetuese, deri te arritja e marrëveshjes duhet konsensus më i gjëra dhe pra, presidenti ka mandat për ta krijuar këtë konsensus deri në arritjen e një marrëveshjeje.”, shprehet Mazreku për lajmi.net.

Mazreku gjithashtu është shprehur se në këtë situatë të palakmueshme, dialogu është i pamundur dhe agjenda e bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë është shtyrë për një kohë të pacaktueshme.

“Në këtë situatë që është e palakmueshme ka ndikuar drejtpërdrejt në procesin e dialogut me Serbinë dhe sigurisht pasojat janë të paparashikueshme. Nuk mendoj që BE ose ndonjë faktor tjetër në situatën të cilën gjendet Kosova aktualisht mund të vendosë si prioritet procesin e dialogut për shkakun se kryeministri i vendit dhe partia që përfaqëson ai dhe roli i presidentit me atributet Kushtetuese në këtë rast edhe ashtu legjitimiteti i Kosovës në këtë proces është shqytuar mundësia që të arrihet një konsensus më i gjerë dhe konstelacioni i partive të nuk janë në pushtet dhe pas këtyre zhvillimeve agjenda e bisedimeve me Serbinë është shtyrë për kohë të pacaktueshme.”, tha Mazreku.

E njohësja e çështjeve politike, Donika Emini ka theksuar se është e paqartë situata se çfarë do të ndodhte me dialogun pa presidentin.

“Nuk është vetëm për shkak të rolit të presidentit është për faktin se presidenti në dy vitet e fundit ka qenë direkt i involvuar në dialog dhe ka qenë aq hermetik sa që të tjerët nuk kanë pasur qasje dhe është e vështirë tani të vazhdohet sidomos në koloaret e Uashingtonit ku ky proces është mbajtur midis Thaçit dhe Grenell ndërsa kur kthehemi tek BE-ja është e paqartë të dihet se çfarë do të ndodh nëse presidenti nuk është në dialog.”, tha Emini për lajmi.net.

Më tutje, ajo shprehet se vet anulimi i vizitës së Hotit në Uashington tregon se roli i tij nuk ishte edhe aq i rëndësishëm. Sipas saj, edhe nëse dialogu nuk kthehet në Bruksel pasi me mungesën e presidentit, të një platforme për dialogun dhe pa konsensus të brendshëm, Kosova nuk do të kishte sukses.

“Kryeministri Hoti veç e anuloi vizitën dhe tregoi që ai nuk ka qenë pjesë e kësaj trio të diskutimit dhe prezenca e tij nuk është se do të luante rol të rëndësishëm atje dhe për çudi kohëve të fundit është kthyer në Bruksel dhe timoni i dialogut iu kthye Brukselit. Tash është e kotë të kthehet në Bruksel, jo vetëm pse mungon presidenti i cili jo që kishte luajtur rol në raport me BE-në sepse ka pasur qasje dhe diskurs të vrazhdë me BE-në, por për faktin se Kosova nuk është e gatshme të shkojë në dialog dhe z.Hoti e ka një platformë dhe e tilla kërkon kohë të krijohet dhe jemi duke shkuar në pozicion tepër të dëmtuar, përveç faktit dhe nuk e dimë se çfarë po duam në dialog, kemi presidentin i cili po akuzohet për krime të luftës dhe që ka impakt shumë të madh në epilogun e dialogut se çfarë duhet të bëhet për momentin, duhet të qetësohemi dhe të diskutohet, të inicohet dialog ndërpartiak dhe të krijohet unitet në qasje ndaj dialogut.”, tha Emini për lajmi.net

Në fund, Emini shprehet se politikanët në Kosovë duhet të koordinohen dhe të dialogohet në nivel ndërpartiak në mënyrë që në dialog të shkohet me përgatitje të qartë lidhur me objektivat e kërkuara.

Në anën tjetër, kohëve të fundit është folur edhe rreth mundësisë të mbajtjes së Samitit të Parisit i cili ishte planifikuar të mbahej në korrik të vitit të kaluar por që ishte anuluar si shkak i mos-heqjes së taksës nga ish-kryeministri i Kosovës, aso kohe Ramush Haradinaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?