Aksidenti në ajër i 27-vjeçarit nga Vushtrria, nisin hetimet rreth vdekjes së tij

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, ka marrë vendim për hapjen e hetimeve lidhur me aksidentin fatal mes dy paragllajdistëve në fshatin Korishë të Prizrenit, pasditen e 19 korrikut, si pasojë e të cilit vdiq 27-vjeçari nga Komuna e Vushtrrisë, Fatos Gërxhaliu. Vendimi i […]

Vendimi i cili u nënshkrua nga kryesuesi i këtij komisioni, Mirsim Beqiri, ka emëruar hetuesin e KHAIA-së, Arben Gashin, si hetues përgjegjës lidhur me këtë rast.

“I emëruari sipas nevojës mund të përdorë të gjitha kapacitet dhe koordinimin me të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare, duke u bazuar në Legjislacionin në fuqi për realizimin e këtij hetimi”, thuhet në vendimin e siguruar nga Gazeta Sinjali.

Gashi obligohet që të përgatisë një raport të detajuar lidhur me këtë rast.

KHAIA kishte paralajmëruar hapjen e hetimeve lidhur me këtë aksident më 20 korrik, kur njoftoi për vdekjes e Gërxhaliut dhe lëndimin e 23-vjeçares, Jona Gegaj.

“Ekipet kujdestare të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkërisht me njësitë rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren dhe kanë ekzaminuar provat në terren. KHAIA do të hap hetime për këtë rast dhe Raporti përfundimtar i cili do të përfshijë rekomandimet do t’i dërgohet Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të KHAIA-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?