Agim Veliu flet me amerikanët për terrorizmin

Agim Veliu flet me amerikanët për terrorizmin

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, bisedoi sot me përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe të programit të ICITAP-it në Kosovë, Kimberly Riffe, Christopher Dittmeier, Shaën Ëaddoups, Drita Perezic dhe Isah Maloku. Në takim u diskutua për rolin e ministrisë, në veçanti të Veliut, pas emërimit në pozitën e Koordinatorit Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit […]

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, bisedoi sot me përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe të programit të ICITAP-it në Kosovë, Kimberly Riffe, Christopher Dittmeier, Shaën Ëaddoups, Drita Perezic dhe Isah Maloku.

Në takim u diskutua për rolin e ministrisë, në veçanti të Veliut, pas emërimit në pozitën e Koordinatorit Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit, me theks në prioritetet dhe sfidat që e presin Republikën e Kosovës, si dhe për implikimet vendore e ndërkombëtare në këtë drejtim.

“U vlerësua me shumë rëndësi bashkimi i dy strategjive, të cilat më herët ishin të ndara në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Zyrën e Kryeministrit, si dhe u diskutuan më në detaje mbi prioritetet, qëllimet dhe vizionin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në luftimin e këtyre dukurive të rrezikshme globale, si dhe të bashkëpunimin me faktorët e rëndësishëm ndërkombëtar”, njofton Ministria e Punëve të Brenshme përcjell Klan Kosova.

Po ashtu u diskutua edhe mbi donacionet, ndihmën dhe asistencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë në avancimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve, tanimë të instaluara në Republikën e Kosovës, siç është Sistemi Automatik për Identifikimin e Gjurmëve të Gishtërinjve (AFIS).

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?