A po privilegjohet Prishtina në testime për Covid-19? Sërish kryeqyteti bindshëm i pari

181 raste të reja pozitive nga vetëm 420 mostra të marra në 24 orët e fundit. Ky është bilanci i fundit që u njoftua nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Gjatë këtij intervali kohor kanë vdekur 8 persona, duke e bërë këtë ditë një ndër më të kobshmet që prej fillimit të pandemisë Covid-19. Prishtina […]
Gjatë këtij intervali kohor kanë vdekur 8 persona, duke e bërë këtë ditë një ndër më të kobshmet që prej fillimit të pandemisë Covid-19.
Prishtina vazhdon të mbetet problemi më i madh i Kosovës në përballjen kundër përhapjes së pandemisë. Kryeqyteti ka marrë më shumë se 1/3 e rasteve nga të gjitha 37 komunat e tjera, shkruan Periskopi.
E dyta është komuna e Gjilanit me 17 raste, e pasuar nga Peja me 13, Mitrovica me 10, Vushtrria me 10, Vitua me 8, Drenasi me 6, Fushë Kosova me 6, Lipjani me 6, Podujeva me 6, Dragashi me 4, Deçani me 3, Ferizani, Malisheva, Obiliqi, Prizreni, Skënderaji e Suhareka nga 2 dhe Istogu, Kaçaniku e Kamenica nga 1.
Prishtina mban bindshëm vendin e parë sa i përket numrit të rasteve, ndërkohë që ka dyshime se qytetarët e kësaj komune po privilegjohen në testim në raport me qytetarët e dyshuar për simptoma në komunat e tjera./Periskopi












