A ishte Putini vullnetar në testimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit?

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov ka mohuar lajmet se presidenti rus, Vladimir Putin është vaksionuar kundër koronavirusit. Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Peskov ka thënë se ‘presidenti rus nuk është vaksionuar sepse një vaksinë e tillë nuk është aprovuar ende në Rusi’, shkruan Tass, përcjell Periskopi. “Jo. Vaksina nuk është aprovuar ende. Nuk do […]
Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov ka mohuar lajmet se presidenti rus, Vladimir Putin është vaksionuar kundër koronavirusit.
Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Peskov ka thënë se ‘presidenti rus nuk është vaksionuar sepse një vaksinë e tillë nuk është aprovuar ende në Rusi’, shkruan Tass, përcjell Periskopi.
“Jo. Vaksina nuk është aprovuar ende. Nuk do të ishte mirë për kreun e shtetit që të vaksionohet me një vaksinë të paaprovuar”, ka thënë Peskov.
Sipas tij, një nga vaksinat që është prezantuar nga Fondi i Investimeve Ruse, nuk është ‘ka ardhur për testim vullnetar në administratën e Putinit’. /Periskopi/












