6 këshilla për lëkurë të yndyrshme

6 këshilla për lëkurë të yndyrshme

Nëse po e lexoni këtë, urime dhe më vjen keq për ju. Më vjen keq për ndjesinë e lëkurës së yndyrshme çdo mëngjes, që është aq e bezdisshme apo për shkëlqimin e tepruar në ballë dhe në gjithë zonën T të fytyrës, pasi bëni make-up, por duhet të dini dhe anën tjetër të monedhës.  Lëkura […]

Nëse po e lexoni këtë, urime dhe më vjen keq për ju. Më vjen keq për ndjesinë e lëkurës së yndyrshme çdo mëngjes, që është aq e bezdisshme apo për shkëlqimin e tepruar në ballë dhe në gjithë zonën T të fytyrës, pasi bëni make-up, por duhet të dini dhe anën tjetër të monedhës.  Lëkura e yndyrshme është më pak e prirur ndaj rrudhave dhe shenjave të tjera të plakjes, pasi vaji në lëkurë hidraton dhe mbron epidermën, shtresën e jashtme të lëkurës. Prandaj, urime, nuk do të plakeni lehtë!

Nëpërmjet këtyre këshillave, mësoni si ta përshtatni rutinën tuaj të kujdesit me llojin e lëkurës:

– Thuaji “po” larësit!

Një nga mënyrat më të mira (dhe ndër të vetmet) për të mbajtur nën kontroll nivelin e yndyrës është larja e rregullt çdo mëngjes dhe mbrëmje. Papastërtitë e grumbulluara dhe yndyra e tepërt bllokon poret dhe shkakton aknet. Larësit më të sugjeruar janë ata me bazë xheli ose shkume. Sigurohuni që të merrni larës “oil-free”, pa përmbajtje vajore. Mos përdorni asnjëherë shampo flokësh apo sapun duarsh për të pastruar lëkurën.

6 këshilla për lëkurë të yndyrshme

– Scrub-i është i mirë për lëkurë të yndyrshme

Është e  rëndësishme të aplikoni një scrub 1-2 herë në javë për eksfolim. Sebumi, apo yndyra e tepërt bën që qelizat e vdekura të dalin në sipërfaqen e lëkurës, duke rezultuar në puçrra, akne, pika të zeza etj. Edhe këtu, aplikojeni butësisht dhe mos u tregoni të ashpër me lëkurën tuaj.

6 këshilla për lëkurë të yndyrshme

–  Përdor një tonik pa alkool çdo ditë

Përdorimi i një toniku do të heqë papastëritë e fundit të tualetit të ditës dhe do ju ndihmojë në eleminimin e vajit të tepërt. Përzgjidhni një tonik pa alkool.

– Mos harro hidratuesin

Ndonjëherë ndjesia e lëkurës së thatë, direkt pas larjes bën që mos të vendosim hidratues, pasi për një moment duket sikur ju kthen përsëri aty ku ishit, në një lëkurë të yndyrshme, por lëkura vajore ka nevojë për hidratues dhe hidratim. Heqja e yndyrës pa hidratimin e duhur, do inkurajojë gjendrat dhjamore nën lëkurë të prodhojnë më shumë vaj për ta kompensuar. Prandaj, zgjidhni një hidratues pa përmbajtje vajore dhe mos e lini pas dore këtë hap.

6 këshilla për lëkurë të yndyrshme

–  Vendos SPF

Frika nga ndjesia e yndyrës bën që shumë vajza mos t’i përdorin kremrat e diellit. Rezultatet, nëse e bëni këtë do të jenë: njolla kafe, rrudha, lëkurë e djegur etj. Zgjidhni një krem që ju përshtatet dhe vendoseni çdo ditë në fytyrë.

6 këshilla për lëkurë të yndyrshme

– Stili i jetesës

Qëndroni larg ushqimeve të pashëndetshme dhe me shumë sheqer (ose konsumojini, por me moderim), pini shumë ujë për t’u hidratuar dhe mbani një dietë të pasur ushqimore.Të gjitha këto së bashku do të rregullojnë sasinë e vajit që prodhon lëkura juaj.

6 këshilla për lëkurë të yndyrshme

Ndërsa, përsa i përket make-up-it, kini parasysh të zgjidhni një krem pudër mat, pra pa shkëlqim, pasi shkëlqimi natyral i lëkurës suaj është i mjaftueshëm. Përdorni një pudër të thatë pas aplikimit të fondatinës, për ta përthithur të gjithë yndyrën e tepërt.

Burimi: Style Craze

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar