44-vjeçari nga Malisheva vdes nga pickimi i rriqrave

Komuna e Malishevës ka njoftuar të hënën se ka vdekur një person me ethe Krime-Kongo. Është rasti i parë i vdekjes në Kosovë nga “EHKK”. I.B. 44-vjeçar nga Malisheva ka vdekur në natën mes të shtunës dhe të dielës. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu. Është rasti i parë i vdekjes […]

I.B. 44-vjeçar nga Malisheva ka vdekur në natën mes të shtunës dhe të dielës. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu. Është rasti i parë i vdekjes nga EHKK në Malishevë në gjashtë vjet.

“Në natën në mes të së shtunës dhe të dielës, një person nga Komuna e Malishevës, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me virusin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Për gjashtë vite me radhë në Komunën e Malishevës, nuk ka pasur raste të vdekjeve me EHKK, ndërsa për pesë vite radhazi nuk ka pasur as raste të infeksionit. Vdekja I.B. (1976), është konfirmuar nga SHSKUK, përkatësisht drejtori Basri Sejdiu, në komunikim zyrtar me Komunën e Malishevës. Bazuar në të dhënat e deritanishme, tashmë i ndjeri, edhe pse i prekur me EHKK, nuk është trajtuar në Klinikën Infektive, por në një klinikë tjetër dhe në momentet e fundit të jetës, ka pasur nevojë edhe për terapi me oksigjen. Lidhur me rastin sot është mbajtur një takim urgjent i shtabit komunal për EHKK, si dhe çështja është trajtuar edhe në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve”, është njoftuar nga komuna.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?