300 pacientë me Covid-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës, 14 në gjendje kritike

Në gjithë shërbimin spitalor aktualisht po trajtohen 509 pacientë. Prej tyre 300 janë me Covid-19. 233 janë të hospitalizuar në klinikat e QKUK’së dhe 276 në spitalet rajonale. Infektologu kujdestar Arben Vishaj tregon për gjendjen në Klinikën Infektive. “Aktualisht në Klinikën Infektive kemi 108 pacientë, prej tyre 85 janë me oksigjenoterapi dhe gjithsej 14 pacientë […]

Infektologu kujdestar Arben Vishaj tregon për gjendjen në Klinikën Infektive.

“Aktualisht në Klinikën Infektive kemi 108 pacientë, prej tyre 85 janë me oksigjenoterapi dhe gjithsej 14 pacientë në gjendje klinike jashtëzakonisht të rëndë. Mund të themi se janë në gjendje kritike”, tha Vishaj.

Tha se nga kjo klinikë ditën e sotme janë liruar disa pacientë të shëruar nga Covid-19.

“Numri i pacientëve të pranuar sot ka qenë i madh”, tha Vishaj për RTK’në.

“Jemi duke u ballafaqur me një situatë të rëndë. Ditëve të fundit kemi një rënie të lehtë të fluksit në krahasim me ditët e mëparshme por edhe më tutje mbretëron një gjendje e rëndë, me numër të madh të pacientëve dhe me forma mjaft të rënda klinike”, tha Vishaj.

Ai u shpreh optimist për situatën pasi sipas tij përkushtimi i stafit është shumë i madh.

Ditën e sotme Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj tha se ka themeluar bordin këshillëdhënës për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, për të ndihmuar në, siç tha, përmirësimin e shëndetit publik. Bordi do të udhëhiqet nga mikrobiologu Lul Raka.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?