257 profesionistë shëndetësor të prekur nga koronavirusi në Kosovë

Në Kosovë numri i të prekurve me koronavirus ka arritur në 2 mijë e 991. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se deri më tani në tërë vendin janë 2 mijë e 991 persona të prekur me koronavirus, ku fatkeqësisht 56 prej tyre kanë ndërruar jetë dhe 1 mijë […]

Në Kosovë numri i të prekurve me koronavirus ka arritur në 2 mijë e 991.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se deri më tani në tërë vendin janë 2 mijë e 991 persona të prekur me koronavirus, ku fatkeqësisht 56 prej tyre kanë ndërruar jetë dhe 1 mijë e 644 janë shëruar, përderisa 1 mijë e 293 raste janë aktive, shkruan lajm.net.

Në mesin e 2 mijë e 991 të infektuarve ka edhe profesionistë shëndetësor.

Në bazë të një tabele që ka përpiluar IKSHPK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë janë gjithsej 257 profesionistë shëndetësor të prekur me koronavirus.

Sipas kësaj tabele të infektuar janë 2 fizioterapeutë, 2 teknik të farmacisë, 5 farmacistë, 13 infermierë por që këta nuk janë duke punuar në ndonjë institucion shëndetësor publik, kurse numri i infermierëve të infektuar e që punojnë në institucione shëndetësore është 129.

Po ashtu ka edhe mjekë të infektuar me koronavirus. Sipas kësaj tabele janë 95 mjekë të prekur me koronavirus të cilët edhe punojnë në institucione shëndetësore kurse 11 të tjerë që janë të prekur nuk punojnë në ndonjë institucion shëndetësor publik.

Vlen të theksohet se në bazë të këtyre të dhënave, nuk ka asnjë të vdekur dhe se shumica prej tyre janë shëruar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?