2 vjet me kusht: Roja e nazistëve dënohet për vrasjen e 5232 njerëzve

Një 93 vjeçar që kishte qenë roje SS është shpallur fajtor për bashkëfajësi në vrasjen e 5232 njerëzve në një kamp përqendrimi të Nazistëve në ditët e fundit të luftës së dytë botërore. Bruno Dey, që ishte vetëm 17 vjeçar kur iu bashkua kampit të përqendrimit në Stutthof si roje, iu dha një dënim me […]
Bruno Dey, që ishte vetëm 17 vjeçar kur iu bashkua kampit të përqendrimit në Stutthof si roje, iu dha një dënim me kusht prej 2 vitesh nga një gjykatë në Hamburg në mëngjesin e sotëm.
Prokurori i shtetit kishte kërkuar një dënim prej tre vitesh me kusht, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar shfajësim të plotë, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
“Kampi i përqendrimit Stutthof dhe vrasjet masive që u bënë aty mund të ndodhnin vetëm me ndihmën tuaj,” tha gjyqtarja Anne Meier-Gering në verdiktin e saj.
Procesi kundër Deyit, që filloi në muajin tetor, u vazhdua pavarësisht pandemisë Covid-19.
Mes gushtit 1944 dhe prillit 1945, Dey u gjet se kishte ndihmuar në vrasjen e 5232 njerëzve, shumica hebrej, edhe pse personalisht nuk e kishte qëlluar asnjërin. /Periskopi












