Zyrtare: Avdullah Hoti është kryeministër i ri i Kosovës, merr votat e të zgjedhurve të popullit

Qeveria Hoti e përbërë nga koalicioni i partive LDK, AAK, Nisma dhe AKR ka marrë besimin e të zgjedhurve të popullit, deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Nga 86 deputetë sa ishin në sallë, 61 deputetë votuan për formimin e Qeverisë së re, 24 ishin kundër ndërsa një abstenoi. Kryeministër i ri i Republikës së Kosovës, […]
Kryeministër i ri i Republikës së Kosovës, do të jetë Avdullah Hoti i cili do të pasojë në këtë pozicion Albin Kurtin.
Hoti do t’i ketë në kabinetin e tij gjashtëmbëdhjetë ministra dhe katër zv.kryeministra, shkruan Periskopi.
Në ekspozenë e tij në foltoren e Kuvendit të Kosovës, Hoti premtoi masa të forta për rimëkëmbje ekonomike duke përmendur shifrën e të paktën 1,2 miliardë eurove për vitet 2020 dhe 2021.
Kryeministri i ri sulmoi planin e paqartë për rimëkëmbje ekonomike të Qeverisë Kurti, e cila i kishte dhuruar vetëm 170 milionë euro.
Hoti kritikoi paraardhësin e tij në këtë pozitë për “kulturë të linçimit” dhe për prishje të raporteve me miqtë ndërkombëtarë të Kosovës.
Ky proces do të pasohet nga betimi i anëtarëve të Qeverisë së Kosovës./Periskopi












