VV e bën Konjufcën moderator: Organizohet event për Ukshin Hotin, të gjithë panelistët pjesë e partisë

Lëvizja Vetëvendosje në faqen e saj zyrtare në Facebook ka njoftuar për një “bashkëbisedim” mbi “mësimet dhe rëndësinë e veprës së Ukshin Hotit” që do të mbahej prej orës 16:00. Por, veçantia e këtij diskutimi është se të gjithë të ftuarit, përfshirë edhe moderatorin, janë pjesë e vetë partisë në fjalë. Moderator i këtij eventi […]
Moderator i këtij eventi do të jetë Glauk Konjufca, që deri para një muaji shërbente si shef i diplomacisë kosovare. Ndërkohë që do të jenë edhe katër panelistë të ftuar, përfshirë Albin Kurtin, Sabri Kiçmarin, Tinka Kurtin, Arbërie Nagavcin dhe Gent Carrabregun, përcjell Periskopi.
Të gjithë pjesëmarrësit në këtë bashkëbisedim mbi rëndësinë e Ukshin Hotit, siç mund ta vëreni, janë pjesë e kësaj partie politike.
Ndoshta arsyeja prapa vendimit për Konjufcën si moderator ishte se ky i fundit shërbeu si kryetar kuvendi për një periudhë të shkurtër kohore.
Këtë bashkëbisedim mund ta ndiqni edhe në versionin online.












