Vuçiq për takimin në Washington: Nuk pres diçka spektakolare

Vuçiq për takimin në Washington: Nuk pres diçka spektakolare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se ende nuk e di se cila do të jetë tema e bisedimeve në Uashington e as cila do të jetë përbërja e delegacionit të Beogradit. “Nëse do të më pyesnit se a do të ndodhë diçka, për të cilën disa dëshirojnë të shkruajnë, unë nuk pres gjëra […]

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se ende nuk e di se cila do të jetë tema e bisedimeve në Uashington e as cila do të jetë përbërja e delegacionit të Beogradit.

“Nëse do të më pyesnit se a do të ndodhë diçka, për të cilën disa dëshirojnë të shkruajnë, unë nuk pres gjëra spektakolare. Pres bisedime racionale. Këto janë pritjet e mia. Serbia është e vogël që ta urdhërojë Shtëpinë e Bardhë, por është mjaftueshëm e madhe që të thotë se cilat janë interesat e saj, të cilat duhet t’i mbrojë”, tha Vuçiq pas vizitës së punimeve përgatitore për ndërtimin e rrugës në rrethinën e Lajkovcit në Serbi.

I dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka njoftuar të hënën, më 15 qershor, se delegacionet e të dy vendeve do të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë “për të biseduar për dialogun”.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, se Prishtina kërkon njohjen e pavarësisë, Vuçiq ka thënë në rast se delegacioni i Kosovës niset në Uashington me këtë platformë, atëherë është më mirë që të mos vi fare.

Ai i ka hedhur poshtë pohimet e kundërshtarëve politikë se më 28 qershor, në ditën kur shënohet festa ortodokse serbe, Dita e Shën Vidit, e njohur si Vidovdan, që do ta njohë Kosovën.

“Për tetë vjet jam duke e dëgjuar të njëjtin rrëfim dhe për tetë vjet jemi duke e nxjerrë Serbinë nga humnera dhe pusi i shkatërrimit të interesave nacionale dhe poshtërimit të Serbisë. Serbia, e cila ka kërkuar falje për çfarë duhet dhe për çfarë nuk duhet, e cila nuk ka pasur reputacion, nuk ka pasur ushtri dhe polici. Edhe tash nuk është e preferuara e të gjithëve, por është e respektuar”, tha Vuçiq.

Autoritetet e Kosovës, kanë deklaruar se vazhdimi i dialogut me Serbinë është hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjes reciproke ndërmjet dy shteteve.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?