Votime në tetë shtete amerikane

Votime në tetë shtete amerikane

Tetë shtete dhe Distrikti i Kolumbias po zhvillojnë zgjedhjet paraprake të martën, testi më i madh i gatishmërisë së zyrtarëve për të menaxhuar një rritje të fletëvotimeve me postë dhe rreziqet e sigurisë nga votimi fizikisht gjatë pandemisë së koronavirusit. Dita më e madhe e votimeve që nga fillimi i pandemisë do të shërbejë si […]

Dita më e madhe e votimeve që nga fillimi i pandemisë do të shërbejë si një provë për zgjedhjet e përgjithshme të 3 nëntorit, duke ofruar një paraqitje të shkurtër të sfidave që shtrihen përpara në një shkallë kombëtare, nëse votimi do të kryhet nën një kërcënim të zgjatur nga COVID-19.

Votimi në zgjedhjet e së martës mund të jetë i ndërlikuar në disa zona nga protestat masive pas vdekjes së një burri afrikano-amerikan që mbahej nga policia në Minesota javën e kaluar. Kryetari i bashkisë së Filadelfias tha që një shtetrrethimi i qytetit nuk do të zbatohej deri në 30 minuta pas mbylljes së kutive. Gjithashtu, votuesit dhe punonjësit e qendrave të votimit në Uashington do të përjashtohen nga shtetrrethimi në këtë qytet, tha kryebashkiakja e kryeqytetit.

Katër nga shtetet ku votohet – Pennsylvania, Indiana, Maryland dhe Rhode Island – i shtynë votimet e tyre paraprake nga fillimi i vitit për të shmangur më të keqen nga shpërthimi i koronavirusit që ka vrarë më shumë se 104,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara.

Të gjitha shtetet, të cilat përfshijnë edhe shtetet Iowa, Montana, New Mexico dhe Dakota e Jugut, kanë inkurajuar ose zgjeruar votimin me postë si një alternativë e sigurt për votim.

Kjo ka çuar në një numër rekord të votave me postë të kërkuara ose të hedhura në shumë shtete, së bashku me një shpërthim pyetjesh, konfuzioni dhe raportime për vonesa, apo humbje të aplikimeve për fleta votimi.

Shumica e shteteve gjithashtu do të zvogëlojnë ndjeshëm numrin e vendvotimeve në person, pasi zyrtarët po vështirësohen në rekrutimin e punonjësve të mjaftueshëm për t’i menaxhuar ato.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?