Vjosa Osmani grindet me Besa Ismailin e PDK-së: Harroje që më tregon se kur të qeshi

Vjosa Osmani përlahet me Besa Ismailin e PDK-së: I thotë “Harrojeni” që ia ndalon buzëqeshjen Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur në foltoren e Kuvendit duke iu përgjigjjur me sulme të ashpra deputetes së re të PDK-së, Besa Ismailit që e kritikoi se kishte qeshur e nuk e kishte ndaluar gjuhën joparlamentare. […]
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur në foltoren e Kuvendit duke iu përgjigjjur me sulme të ashpra deputetes së re të PDK-së, Besa Ismailit që e kritikoi se kishte qeshur e nuk e kishte ndaluar gjuhën joparlamentare.
“Si një grua në politikë që karrierën në politikë e ka filluar shumë e re, në moshën 20 vjeçare. Nuk mund të mos i përgjigjem znj.Besa Ismaili. Po iu përgjigjem sepse ka dhjetëra mijëra vajza të vogla që na shikojnë çdo ditë. Dhe më e pakta që e presin, është që gratë në Kuvend të mos e shtyjnë përpara kulturën që iu tregojnë se kur me folë e kur me keshë. Harroje që unë e pranoj këtë kulturë. Ku ishit ju, znj.Ismaili, kur kryetarët e mëparshëm i parlamentit i sulmonin gratë në mënyrë banale? Kur folët ju për ofendimet ndaj grave në po partitë e tyre? Kur e ngritët zanin për diçka të tillë?” – ka thënë Osmani duke mbrojtur punën e saj.
Ajo ka deklaruar se ka mbështetur madje edhe ligjet që i ka sponzorizuar PDK-ja që të vijnë në Kuvend dhe të votohen, përcjell Periskopi.
“Unë jam një votë në këtë Kuvend, znj.deputete. Unë nuk kam mundur me dhunë t’i mbledh grupet parlamantare. Ato nuk donin që të mblidheshin.” – shtoi më tej ajo.
Besa Ismaili e kritikoi ashpër znj.Osmani se nuk kishte qenë në krye të detyrës të cilën e mori në muajin shkurt të këtij viti.
Osmani i doli në mbrojtje Vetëvendosjes edhe për testet e marra në kohë të pandemisë nga Serbia, duke përmendur donacione të tjera prej dhjetëra-miliona euro nga Qeveritë e kaluara. /Periskopi












