Veseli uron shqiptarët e Luginës së Preshevës për fitoren e katër deputetëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar shqiptarët e Kosovës Lindore për fitoren e katër deputetëve në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Veseli ka shkruar në Facebook se çdo herë kur janë bashkuar shqiptarët, kanë arritur fitore. “E kaluara e lavdishme e popullit shqiptar, ka treguar se sa herë janë bashkuar shqiptarët, kanë […]
Veseli ka shkruar në Facebook se çdo herë kur janë bashkuar shqiptarët, kanë arritur fitore.
“E kaluara e lavdishme e popullit shqiptar, ka treguar se sa herë janë bashkuar shqiptarët, kanë triumfuar. Kështu është edhe rasti i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Rezultatet zgjedhore në Serbi, tregojnë për një fitore të rëndësishme politike, për motrat dhe vëllezërit tanë matanë kufirit. Uroj që ky bashkim i spektrit politik shqiptar, t’i sjell të mira popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Veseli












