Veseli: Nuk dua luftë, por luftoj për vendin tim – nuk ka shkëmbime territoresh, nuk ka Kosovë pa Mitrovicë

Veseli: Nuk dua luftë, por luftoj për vendin tim – nuk ka shkëmbime territoresh, nuk ka Kosovë pa Mitrovicë

Nuk ka shkëmbim territoresh, nuk ka Kosovë pa Mitrovicë, thotë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në debatin e tv Dukagjinit, përcjell Periskopi. “Unë jam për dialog derisa Kosovën derisa Serbia nuk e prekë territorin. Nuk jam për luftë, edhe goxha jam plakur, por pasha besën, me prekë tokën e Kosovës, besoj se mundem me qenë […]

Nuk ka shkëmbim territoresh, nuk ka Kosovë pa Mitrovicë, thotë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në debatin e tv Dukagjinit, përcjell Periskopi.

“Unë jam për dialog derisa Kosovën derisa Serbia nuk e prekë territorin. Nuk jam për luftë, edhe goxha jam plakur, por pasha besën, me prekë tokën e Kosovës, besoj se mundem me qenë sikur kur kam qenë i ri. Këta janë në garë cka me i dhënë Serbisë, dikush atë korridor dikush këtë korridor. Nuk jam kundër me iu bashku Lugina Kosovës, nëse keqtrajtohen nga Serbia, por jam kundër me i dhënë territor Kosovës, unë jam kundër”, ka thënë Veseli, përcjell Periskopi.

Veseli: Ata që na akuzojnë për tradhti i kanë borxh Serbisë, Kurti e Hoti s’mund ta mbrojnë vendin më shumë se ne

“Nuk besoj se Albin Kurti ose Avdullah Hoti mujnë me mbrojtë Kosovën më shumë se sa ne. Ata që nuk dojnë të humbin jeta e të rinjve tanë, që e duan lirinë e Kosovës, shtetësinë e saj, por me mencuri, partneritet me ShBA”, thotë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli thotë se kushdo që udhëheq dialogun duhet ta mbrojë Kosovën.

“Ne nuk frikësohemi nga Serbia. Serbia asnjëherë nuk më ka pasë në dorë. E kam luftuar Serbinë. Nuk ka cmim, nuk ka vendim, që mund ta futë PDK-në në atë që është fituar më 12 qershor të vitit 1999. Po flas për ata që kanë guximin dhe paturpësinë që të llomotosin se PDK po e shet Kosovën edhe po e ndanë Kosovën, e ata patriot paskan bërë dicka për ta blerë Kosovën”, ka thënë ai.
“Kushdo që udhëheq dialogun është në interest ë Kosovës anëtarësimi në OKB, mos ta dëmtojë Kosovën dhe të mos jap territor. Pra kushdo që udhëheq dialogun duhet ta mbrojë Kosovën.Jemi e vetmja parti aktualisht në Kosovë që nuk luajmë me fjalë kur jemi në pozitë e kur jemi opozitë”, thotë Veseli në tv Dukagjini, përcjell Periskopi.

Ai thotë se Kosovës po i kushton lufta e brendshme politike.

“Më e rënda që po ndodhë në këtë ballafaqim me Serbinë është kjo gara mes vete, gara e brendshme. Ballafaqimi me Serbinë nuk duhet të jetë luftë e brendshme sepse na dobëson. Duhet të jetë ballafaqim serioz, duhet të jetë fuqi e Kosovës përballë një pretendenti që nuk e njeh shtetin e Kosovës. Këtu më tepër LDK dhe VV bëjnë me gisht, janë këta shqiptarë që po dojnë me nda Kosovën. Jo more nuk ka dekada që kemi tregu veten, si mundet dikush që ka luftu për shtet me shitë shtetin. Si mundet dikush që iu ka nënshtruar Serbisë të bëj këso akuza”, thotë ai./PERISKOPI/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?