Veseli: Me hajna dhe rrenca nuk ka shtet

Veseli: Me hajna dhe rrenca nuk ka shtet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nga qyteti i Skenderajt ka uruar Ditën e Çlirimit të vendlindjes së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. “Kjo është një ditë e veçantë. Unë dëshiroj të ju përshëndes si një nga themeluesit e UÇK-së, një nga pushkët e para të lirisë së bashku me komandantin legjendar […]

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nga qyteti i Skenderajt ka uruar Ditën e Çlirimit të vendlindjes së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

“Kjo është një ditë e veçantë. Unë dëshiroj të ju përshëndes si një nga themeluesit e UÇK-së, një nga pushkët e para të lirisë së bashku me komandantin legjendar Adem Jashari i cili e ka nisur pushkën e lirisë dhe e ka përfunduar me dinjitet”, tha Veseli.

Veseli tha se Skenderaj është vendi ku ka filluar rezistenca kundër Serbisë.

“Ndihem krenar me Prishtinën, Drenicën dhe UÇK-në dhe shtetin e pavarur të 17 shkurtit”.

Tutje, Veseli tha se Serbia nuk është Kosovë, por duhet të punojmë që të mos kthehet kurrë.

“Sot Serbia nuk është Kosovë por duhet të punojmë që të mos kthehet me kurrë në Kosovë”.

“Jemi munduar që ne luftë të japim kontributin tonë dhe duhet ta japim edhe tani”, u shpreh ai, raporton EO.

Veseli tregoi edhe rreth projektit të ri të partisë që ai drejton, ndërsa tha se shteti ndërtohet vetëm me njerëz që punojnë e jo me “hajna dhe rrenca”.

“Me 10 qershor kam filluar një projekt të ri, ‘Platforma e rimëkëmbjes kombëtare e PDK ‘, ku e kemi filluar me Prizrenin ku ka filluar ëndrra e shqiptarëve për komb dhe shtet”.

“Me hajna dhe rrenca nuk ka shtet. Ka shtet me njerëz që punojnë dhe nuk i harrojnë djemtë dhe vajzat që kanë dhenë jetën për liri”.

Veseli tha se janë në pritje të fitores dhe e kanë si obligim si parti ta kurorëzojnë Kosovën në OKB.

“Si PDK që i ka vënë themelet lirisë së Kosovës e kemi obligim ta kurorëzojmë Kosovën në OKB. Kush flet keq për ShBA-në dhe UCK-në është armik i shqiptarëve”.

“Ne presim tash e një vit me vullnetin e qytetarëve ta udhëheqim vendin dhe PDK do të fitojë për lirinë”.

Ndërsa kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, falënderoi Veselin për vizitën pikërisht në Ditën e Çlirimit, derisa tha se fitorja i takon Partisë Demokratike të Kosovës.

“Nuk ka kush që na e merr fitoren”, u shpreh ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?