Veseli: Hoti kopje e keqe e Kurtit, të dytë janë mashtrues

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet seanca për votimin e Qeverisë Hoti, ka adresuar kritika ndaj ish parterëve të koalicionit LDK e LV. Veseli ka thënë se Qeveria Kurti ishte qeveri e mashtrimit dhe se kjo u dëshmua gjatë 50 ditëve në qeverisje. “Të korruptuarit […]
Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet seanca për votimin e Qeverisë Hoti, ka adresuar kritika ndaj ish parterëve të koalicionit LDK e LV.
Veseli ka thënë se Qeveria Kurti ishte qeveri e mashtrimit dhe se kjo u dëshmua gjatë 50 ditëve në qeverisje.
“Të korruptuarit flasin për ndershmëri e të dhunshmit për ligj. Flasin për varfëri por të varfër s’janë, flasin për papunësi po të papunë nuk janë. Flasin për ologarkë, por me oligarkë miq janë. Sipas tyre 20 vjet liri janë vite të zeza të Kosovës, por nuik dijnë cilët janë vitet e bardha në Kosovë që ata po i marrin si referencë. Cdo gjë vë në dyshim të tashëm dhe të ardhmen. Vehen në pikëpyetje edhe partneritet tradicionale ndërkombëtare dhe flasin për një utopi bolshevike e cila e ka tronditur Evropën për 45 vjet. Këto janë rrezik nacional, ato nuk e rrezikojnë vetëm pushtetin e dikujt, fatin e individëvë , por rrezikojnë fatin e qytetarëve të Kosovës, të rinj dhe patriot”, tha Veseli.
Kreu i PDK-së tha se ashtu sikurse Albin Kurti, edhe Avdullah Hoti është ‘një kopje e keqe e mashtruesit’, prandaj edhe PDK-ja nuk do ta votojë këtë Qeveri.
“Të gjithë duam më mirë dhe më shumë. Por e mira nuk vjen me fjalë e punë të këqija. Jo si këta që premtuan shpresë e parajsë por dëmtuan . Kryeministrit i doli punë me të gjithë dhe i shpërfilli të gjithë”, tha Veseli./Periskopi/












