Vdes në QKUK një shtetase e Shqipërisë, Policia po heton rastin

Një shtetase e Shqipërisë raportohet se ka vdekur dje në QKUK rreth orës 09:20. Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, derisa thotë se rasti është duke u hetuar. Po ashtu siç njofton PK, viktima ishte e martuar në Gllogoc. “Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër shqiptare […]
Një shtetase e Shqipërisë raportohet se ka vdekur dje në QKUK rreth orës 09:20.
Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, derisa thotë se rasti është duke u hetuar.
Po ashtu siç njofton PK, viktima ishte e martuar në Gllogoc.
“Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër shqiptare shtetase e Republikës së Shqipërisë. Sipas informatave viktima ishte e martuar në Gllogoc. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.












