Trusti mund të ndihmojë në rimëkëmbjen ekonomike, gjysma e kontribuuesve kanë pak mjete në llogari

Trusti mund të ndihmojë në rimëkëmbjen ekonomike, gjysma e kontribuuesve kanë pak mjete në llogari

Përhapja e pandemisë ka ndikuar në të hyrat e Fondit të Kursimeve Pensional të Kosovës duke pësuar rënie deri në 1 për qind. Ndërsa vlerësohet se ka qëndrushmëri afatgjate si shkak i ngritjes së të hyrave në nëntë për qind vitin e kaluar. Zëdhënësi i Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, Jeton Demi tha për […]

Ndërsa vlerësohet se ka qëndrushmëri afatgjate si shkak i ngritjes së të hyrave në nëntë për qind vitin e kaluar.

Zëdhënësi i Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, Jeton Demi tha për Ekonomia Online se siguria e mjeteve është e varur nga siguria e ekonomisë.

Sipas tij, vetëm 30 për qind në Kosovë janë mjete të investuara, kurse 70 për qind janë tregje financiare.

Andaj thotë ai se deri me tani tregjet dhe ekonomia botërore është pozitive, por që kjo varet prej disa parametrave të matshem ose të parashikueshëm.

“Ndikim ka pasur që nga mesi i shkurtit kur ka prekur Kinën është prekur globalisht tregjet financiare dhe ka pasur rënie. Është rikoperuar plotësisht rënia ka lëvizje dhe luhatje prapë pasi pandemia po rishfaqet, nuk ka qetësi”.

“Në faza të ndryshme ka pasur deri në 8 për qind rënie pastaj është rikoperuar aktualisht është nën një për qind. Pozitive është se kemi një qëndrushmeri afatgjate, pasi vitin e kaluar kishim ngritje deri në 9 për qind, në total jemi 49 për qind prej themelimit”.

“Siguria e mjeteve varet nga siguria e ekonomisë, rreth 30 përqind i kemi në Kosovë të investuara, kurse 70 për qind janë tregje financiare. Shëndeti i tregjeve dhe ekonomisë botërore është pozitiv është i mirë edhe investimet do ta kenë të njëjtin shëndet e siguri”.

“Nuk ka asnjë gjë apsolute të sigurt në botë, gjërat nuk mund të parashikohen në tregjet financiare nuk po mund të parashikohet as pandemia. Dëmi ekonomik është i madh, por do të shohim se si do të refketohet dhe si do të jenë masat e ekonomive kryesore dhe fondeve”, u shpreh Demi.

Demi potencoi se mjejtet në Trust mund të ndihmojnë në rimëkëmbjen ekonomike. Siç tha ai do të ndikonte në rritjen e konsumit dhe qarkullimin e parasë.

Por deklaroi ai se është dekurajuse se gjysma e kontribuesve kanë më pak së një mijë euro në llogari, raporton EO.

“Është normale që stimulimi i ekonomisë të ndodhë duke i dhënë mundësinë që të futet në treg qindra miliona euro por është herët të flitet pa kaluar ligji”.

“Por një skenar i tillë do të ishte pozitiv në rritjen e konsumit dhe qarkullimin e parasë. Është dekurajuse se rreth gjysma 300 mijë kontribues kanë më pak së një mijë euro në llogari, efekti nuk do të jetë në shumicën e  llogarimbajtësve që kanë bilanc më të madh, vetëm 20 për qind”, ka thënë Demi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?