Tronditëse dhe misterioze: Ushtarët kinezë dhe indianë luftuan dhe u vranë me gurë derisa fuqitë nukleare vazhdojnë heshtjen

Tronditëse dhe misterioze: Ushtarët kinezë dhe indianë luftuan dhe u vranë me gurë derisa fuqitë nukleare vazhdojnë heshtjen

India ka reaguar me shok dhe me kujdes të shtuar ndaj humbjes më të madhe që i ka ndodhur në kufirin me Kinën qe 60 vjet, me liderët e lartë që ende kanë mbetur të heshtur pas vrasjes së 20 ushtarëve indianë. Edhe Pekini ka ofruar tepër pak informacion në lidhje me incidentin e dhunshëm, […]

Edhe Pekini ka ofruar tepër pak informacion në lidhje me incidentin e dhunshëm, por media shtetërore u duk ta pranonte gjatë ditës së martë se kishte pasur edhe viktima kineze.

Një ditë pas raportimeve për të vrarët e parë në zonën e kontestuar territoriale, mediumet indiane filluan të emëronin disa prej të vdekurve.

Vrasjet kishin ndodhur kur një ekip patrollues me ushtarë indianë papritmas ishte ndeshur me trupat kineze në një seksion të ngushtë të një rajoni malor, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Dy ushtritë ishin përplasur fizikisht me njëra-tjetrën – pasi asnjëra palë nuk kishte qenë e armatosur shkaku i mundësisë së eskalimit të ndonjë konflikti mes fqinjëve me armë nukleare.

Më pas një komandant indian ishte shtyer dhe kishte rënë poshtë duke vdekur nga një gjë e tillë.

Përforcimet ishin thirrur nga indianët, dhe rreth 600 burra po luftonin me gurë, shufra hekuri dhe me armë të improvizuara pothuaj në terr të plotë për gati gjashtë orë, kanë thënë burimet nga qeveria e Indisë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe administrata amerikane kanë shprehur shqetësim për këtë shpërthim dhune mes ushtarëve indianë dhe kinezë për kufirin e kontestuar në Himalaje.

Sekretari gjeneral i OKB-së, Antonio Guterres, i bëri thirrje të dyja palëve që të ushtronin “përmbajtje maksimale”.

Mediat indiane kanë raportuar se po zhvilloheshin bisedime mes zyrtarëve më të lartë të ushtrisë indiane në ministrinë e mbrojtjes.

Lideri i Kongresit Indian, Rahul Gandhi, e ka goditur kryeministrin e vendit, Narendra Modin, duke pyetur “Pse po hesht kryeministri?”

“Mjaft është mjaft. Na duhet të kuptojmë se çka ndodhi. Qysh guxon Kina të vras ushtarët tanë? Qysh guxojnë ata të marrin tokën tonë.”

Ushtritë e të dyja vendeve e kanë fajësuar njëra-tjetrën për konfliktin. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?