Trazirat në Amerikë: Kush ishte në të vërtetë George Floyd, i vrari nga policia amerikane?

Trazirat në Amerikë: Kush ishte në të vërtetë George Floyd, i vrari nga policia amerikane?

Më 25 maj, u publikuan pamjet se si një polic amerikan me emrin Derek Chauvin e kishte arrestuar një burrë me ngjyrë duke i vënë gjurin në qafë derisa ai bërtiste “Nuk mund të marrë frymë”. Floyd më pas do të vdiste nga asfiksia traumatike, por përkundër keqtrajtimit brutal kishte pasur edhe probleme të tjera […]

Në fakt, nga videoja e bërë nga një dëshmitar, shfaqej i arrestuari Floyd derisa përsëriste “Ju lutem,” “nuk mund të marrë frymë”, dhe “mos më vrisni”.

Të përfshirë në arrestimin e tij, përveç Derek Chauvinit kishin qenë edhe Tou Thao, J.Alexander Kueng dhe Thomas K.Lane. Që të katër policët do të shkarkoheshin nga puna menjëherë ditën e nesërme.

Floyd ishte arrestuar pasi kishte tentuar të paguante me 20 dollarësh të falsifikuar në një dyqan kinez.

Por, kush ishte George Floyd?

George Perry Floyd ishte një 46 vjeçar afrikano-amerikan i lindur në Fayetteville të Karolinës së Veriut por ishte rritur në Houston të Texasit.

Gjatë kohës së vrasjes, Floyd kishte qenë një papunë shkaku i koronavirusit ndërsa më parë kishte punuar si roje sigurimi në një restorant në Minneapolis për pesë vjet rresht, shkruan Periskopi.

Floyd kishte qenë në shkollën e mesme Yates, dhe kishte luajtur në ekipet e futbollit amerikan dhe të basketbollit të kësaj shkolle. Ai kishte qenë një yll në këto ekipe për Yates-in, duke i ndihmuar ata që të fitonin ndeshjen finale të kampionatit shtetëror të vitit 1992.

Ai kishte luajtur edhe basketboll për Kolegjin Komunitar të Floridës Jugore prej 1993-s e deri në vitin 1995.

Më pas, i ndjeri ishte kthyer në Houston dhe ishte bashkuar në grupin e hip-hopit Screwed Up Click (Klika e Shkërdhyer). Kishte bërë ‘rap” nën emrin skenik “Big Floyd” (Floydi i Madh).

Prej 2014-s kishte shkuar në Minnesota, dhe kishte jetuar në St.Louis Park ku punoi në pesë vitet e fundit si roje sigurimi. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?