Thaçi përshëndet unifikimin e spektrit politik në Luginë të Preshevës, fton shqiptarët të dalin masivisht në zgjedhje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i lumtur që spektri politik shqiptar në Luginën e Preshevës po garojnë me listë të përbashkët zgjedhore. Ai gjithashtu ka bërë thirrje për dalje masive në zgjedhje për shqiptarët në komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. “Duke qëndruar të bashkuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive kombëtare, […]
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i lumtur që spektri politik shqiptar në Luginën e Preshevës po garojnë me listë të përbashkët zgjedhore.
Ai gjithashtu ka bërë thirrje për dalje masive në zgjedhje për shqiptarët në komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
“Duke qëndruar të bashkuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive kombëtare, zëri i shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të dëgjohet kudo. Me vetëdije të lartë kombëtare dhe të bashkuar në përgjegjësi politike e forcojmë më shumë edhe kombin tonë.”, ka shkruar Thaçi.
Ky është postimi i tij i plotë:
Jam i lumtur që i gjithë spektri politik shqiptar në Luginën e Preshevës është bashkuar dhe në procesin zgjedhor atje po garojnë me Listën e Përbashkët të Shqiptarëve.
Të gjithë bashkëkombësve shqiptarë në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës u bëj thirrje që të dalin masivisht në zgjedhjet e nesërme dhe të votojnë për platformën e unifikuar politike të partive shqiptare.
Duke qëndruar të bashkuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive kombëtare, zëri i shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të dëgjohet kudo. Me vetëdije të lartë kombëtare dhe të bashkuar në përgjegjësi politike e forcojmë më shumë edhe kombin tonë. HTH.












