Thaçi në konferencë, përcillet nga zyra e Albin Kurtit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur para mediave pas publikimit të aktgjykimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese për dekretin që e mandaton Avdullah Hotin për kryeministër të Kosovës. Thaçi tha para mediave se Kosovës i duhet sa më shpejtë një qeveri e re. Duket se kjo paraqitje e të parit të shtetit iu ka […]
Thaçi tha para mediave se Kosovës i duhet sa më shpejtë një qeveri e re.
Duket se kjo paraqitje e të parit të shtetit iu ka bërë përshtypje edhe zyrës së kryeministrit në largim të Kosovës, Albin Kurtit.
Këshilltari politik i Kurtit, Erzen Vraniqi ka vendosur që ta ndjekë paraqitjen që i pari i shtetit e pati nga oborri i presidencës.













