Thaçi: Kosova dhe Shqipëria kanë resurse dhe bukuri natyrore impresionuese

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është takuar me ministrin e Turizmit Blendi Klosi, kryebashkiakët Pjerin Ndreu e Dritan Leli dhe ambasadorin Qemal Minxhozi, ku kanë biseduar për turizmin në Kosovë e Shqipëri. Sipas Thaçit, Kosova dhe Shqipëria kanë resurse dhe bukuri natyrore impresionuese në të gjitha stinët e vitit. “Kosova me turizmin dimëror dhe Shqipëria […]
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është takuar me ministrin e Turizmit Blendi Klosi, kryebashkiakët Pjerin Ndreu e Dritan Leli dhe ambasadorin Qemal Minxhozi, ku kanë biseduar për turizmin në Kosovë e Shqipëri.
Sipas Thaçit, Kosova dhe Shqipëria kanë resurse dhe bukuri natyrore impresionuese në të gjitha stinët e vitit.
“Kosova me turizmin dimëror dhe Shqipëria me atë veror, me një koordinim më të mirë ndërshtetëror, mund të bëhen shumë më atraktive dhe të tërheqin më tepër turistë të huajë”.












