Thaçi flet për incidentin gjatë konferencës: Më mirë me pasë ardhë vet Kurti, ia tregoj vendin

Presidenti Hashim Thaçi sonte në Pressing duke folur për incidentin e shkaktuar nga aktivisti i VV’së tek presidenca, ka thënë se më së miri ka qenë të shkonte Kurti aty, transmeton Periskopi. ‘’Mendoj që është një sjellje shumë e butë. Më mirë me pasë ardhë Kurti e jo me cu njerëz kaq të ri. Duhet […]
Presidenti Hashim Thaçi sonte në Pressing duke folur për incidentin e shkaktuar nga aktivisti i VV’së tek presidenca, ka thënë se më së miri ka qenë të shkonte Kurti aty, transmeton Periskopi.
‘’Mendoj që është një sjellje shumë e butë. Më mirë me pasë ardhë Kurti e jo me cu njerëz kaq të ri. Duhet me u mësu që nuk tolerohet. Prandaj un ia tregoj vendin’’, ka thënë ai.
”Është sjellje në përputhshmëri që e kanë njerëzit e sigurisë së afërt. Askush nuk duhet të pretendojë të sulmojë as bartësit e as shërbyesit civil. Eshtë provokim për të sulmuar presidentin e institucionet, prandaj njerëzit e sigurisë kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe profesionale. Kurti ta ketë parasyh që nuk tolerohet tutje me cënu e provoku”.












