Tenderi 1.1 milionë euro i Rozeta Hajdarit me nënshkrim të kundërligjshëm

Tenderi 1.1 milionë euro i Rozeta Hajdarit me nënshkrim të kundërligjshëm

Një tender i realizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik është nënshkruar kundërligjshëm nga zyrtarët e kësaj ministrie. “Krijimi i Qendrës së Ekselencës Dixhital-Ritenderim”, quhet kontrata e fundit e realizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomikë me kompaninë që doli fituese “Topomatika d.o.o.; A & B engineering” nga Zagrebi. Vlera e përgjithshme e kontratës është 1.169.970,00 euro. […]

Një tender i realizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik është nënshkruar kundërligjshëm nga zyrtarët e kësaj ministrie.

“Krijimi i Qendrës së Ekselencës Dixhital-Ritenderim”, quhet kontrata e fundit e realizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomikë me kompaninë që doli fituese “Topomatika d.o.o.; A & B engineering” nga Zagrebi. Vlera e përgjithshme e kontratës është 1.169.970,00 euro.

Lajmi.net ka mësuar se nënshkrimi i kësaj kontrate në fund të muajit prill 2020, është bërë kundërligjshëm, në fakt është nënshkruar nga një zyrtar i prokurimit që nuk ka kompetenca për të nënshkruar kontrata.

Ministrja Rozeta Hajdari, e cila udhëhoqi deri të martën me katër ministri të shkrira në Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike-METINIS, në fillim të muajit prill kishte nxjerr një vendim ku kishte emëruar një sekretar të përbashkët për katër dikasteret qeveritare që ishin shkrirë në një.

Hajdari e kishte emëruar sekretar, Irfan Lipovica, që ishte u.d i Drejtorit të Departamentit të Turizmit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Lipovica ishte emëruar në departamentin e MTI-së, nga ish ministrja e MTI-së, Mimoza Kusari -Lila. Po në muajin prill, Lipovica e emëroi Behxhet Asllanin si udhëheqës të divizionit të prokurimit të MEPTINIS, i cili ishte menaxher i prokurimit në MTI. Kësisoj tre menaxher të prokurimit që ishin në ministrit që u shkrinë në një, pushuan së qeni menaxher të prokurimit dhe ushtruan detyrën e zyrtarit të prokurimit.

Por, ndonëse Sekretari Lipovica e kishte emëruar vetë si udhëheqës të prokurimit për MEPTINSI, Behxhet Asllanin, kontratën “Krijimi i Qendrës së Ekselencës Dixhital-Ritenderim” e nënshkroi zyrtari i prokurimit, Selami Berisha, i cili më herët ishte menaxher i prokurimit në MZHE.

Sipas kontratës që e ka parë lajmi.net, konkretisht më 17 prill, në emër të Autoritetit Kontraktues kontratën e ka nënshkruar, Rozeta Hajdari, ministre e MEPTINIS, Irfan Lipovica, zyrtar kryesor administrativ  i MEPTINIS dhe Selami Berisha, si zyrtarë përgjegjës i prokurimit të MEPTINIS. Ndërsa në emër të operatorit ekonomikë, firmën e ka vënë drejtori i kompanisë fituese, Betim Dajaku.

Pra, në këtë rast, sekretari Irfan Lipovica konsiderohet që ka bërë shkelje të rëndë ligjore duke e autorizuar të vë firmë në kontratë një person të cilit ia kishte marrë kompetencat vetë dhe ia kishte deleguar një personi tjetër për krejt kontratat në MEPTINSI.

Lajmi.net ka mësuar se për këtë rasë është në dijeni edhe Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik -KRPP, por ky institucion nuk ka kthyer asnjë përgjigje lidhur më këtë rast. Nuk kanë kthyer përgjigje as zyra për informim e MEPTINSI, konkretisht dy zyrat, ajo e MZHE-së dhe MTI-së.

Kontrata “Krijimi i Qendrës së Ekselencës Dixhital-Ritenderim”, që u lidh me kompaninë “Topomatika d.o.o.; A & B engineering SH.P.K” në vlerë prej  1.169.970,00 euro nuk ka filluar se ekzekutuari akoma.

Fillimisht në garë më kompaninë fituese për këtë tender ka qenë edhe kompania “ILIR – KOSOVA” SH.P.K. e cila ka pasur ofertë më të lirë, 1.081.470.00 euro, po Komisioni i vlerësimit ka konstatuar se në një pozicion të ofertës ka mospërputhje te specifikacionit teknik, andaj është shpallur si ofertues i pa përgjegjshëm.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?