Të kesh një bashkëshort do të thotë të punosh 7 orë më shumë në javë

Të kesh një bashkëshort do të thotë të punosh 7 orë më shumë në javë

Edhe pse ideja e përgjithshme është që bashkëshortja duhet të kujdeset për shtëpinë, në të vërtetë rolet kanë ndryshuar dhe ka gjithnjë e më shumë barazi kur flitet për detyrat në familje. Është e mundur që titulli i këtij artikulli të shqetësojë shumë prej lexuesve tanë. Pavarësisht kësaj, të jesh apo jo i martuar nuk […]

Është e mundur që titulli i këtij artikulli të shqetësojë shumë prej lexuesve tanë. Pavarësisht kësaj, të jesh apo jo i martuar nuk është një nga shkaqet e drejtpërdrejta të sasisë së përgjegjësive shtëpiake për një femër. Thjesht, flasim për pabarazinë gjinore që vazhdon të ekzistojë në shumë familje, një aspekt për të cilin është interesuar Universiteti i Michigan-it dhe që ka vendosur ta analizojë nëpërmjet një studimi.

Rezultatet janë të qarta: në ditët e sotme, femra vazhdon të kujdeset për pjesën më të madhe të punëve të shtëpisë. Sigurisht, duhet të saktësojmë që kjo gjë nuk duhet përgjithësuar. Të gjithë njohim familje në të cilat janë pikërisht meshkujt që kujdesen për pothuajse të gjitha punët e shtëpisë dhe, nga ana tjetër, ka edhe çifte që kanë caktuar një ndarje perfekte dhe të ekuilibruar të secilit për punët në familje. Shohim më poshtë të dhënat që na jep ky studim interesant…

Pabarazia gjinore mes gruas dhe burrit

Ky lajm nuk është një risi e mirëfilltë. Në fakt, universiteti i Michigan-it ka përdorur një database mbi dinamikat familjare që mirëmbahet dhe plotësohet nga Instituti i Kërkimeve Sociale që në vitin 1968. Ideja është të realizojnë një hetim aktual për të parë se si ka ndryshuar shpërndarja e punëve të shtëpisë në këto dhjetëvjeçarët e fundit.

Rezultatet janë botuar nga agjencia Reuters dhe mund të përmblidhen kështu:

Edhe pse kohët ndryshojnë sipas ritmit të tyre, duke rizgjuar kështu njohuri të reja dhe ndryshime lidhjesh në brendësi të të cilave bashkëshortët mundohen të bashkë-ndajnë jetën e punës dhe atë familjare, përgjithësisht janë meshkujt ata që vazhdojnë të çojnë në shtëpi rrogën më të lartë.

Zakonisht, janë femrat që zgjedhin të braktisin përgjegjësitë e tyre të punës dhe profesionale përkohësisht apo përgjithmonë, në mënyrë që t’i kushtohen më shumë fëmijëve dhe kujdesit të shtëpisë.

Kur ka një barazi kushtesh, ose kur të dy bashkëshortët punojnë, mesatarisht janë gjithsesi femrat që i kushtojnë më shumë kohë fëmijëve dhe punëve të shtëpisë.

Ka dallime mes një gjenerate dhe një tjetre. Femrat që janë më shumë se 60 vjeçe i kushtojnë deri në 28 orë në javë pastrimit dhe kujdesit të shtëpisë.

Edhe femrat që kanë 3 fëmijë janë ndër ato që investojnë më shumë kohë në kujdesin e fëmijëve dhe të shtëpisë, shumë më tepër se sa bashkëshorti.

Pjesa tjetër e femrave që kanë një partner i kushtojnë mesatarisht 7 orë më shumë në javë se sa partneri punëve të përditshme të shtëpisë apo rritjes së fëmijëve. Sigurisht, nuk na habit aspak nëse zbulojmë që, në të kaluarën dallimet mes gjinive ishin shumë më të mëdha. Për shembull, në vitin 1976, femrat i kushtonin rreth 26 orë në javë punëve shtëpiake, ndërsa bashkëshortët, zakonisht kujdeseshin për punët e shtëpisë vetëm 6 orë. Kjo është një nga të dhënat më të konsiderueshme. Një çift mundet, pa dyshim, t’i ndajë në mënyrë perfekte punët e shtëpisë dhe kujdesit të fëmijëve.

Pavarësisht kësaj, për sa i përket vëmendjes së më të moshuarve apo familjarëve të tjerë që kanë kufizime fizike, përgjegjësia bie mbi shpatullat e femrës. Në këto raste, tradita ka ende një peshë shumë të madhe, ashtu si ajo skema sipas së cilës, në sferën private të shtëpisë, femrat janë kujdesur gjithmonë për të afërmit dhe për punët e shtëpisë. Është normale, dhe e përsërisim këtë gjë, që çdo familje ka dinamikat e saj dhe që do të thotë se ka mijëra meshkuj, partnerë dhe bashkëshortë që marrin përsipër përgjegjësinë e kësaj detyre. Pavarësisht kësaj, duke u bazuar në studimin e universitetit të Michigan-it, diferencat vazhdojnë të jenë të dukshme.

Ndryshoni mentalitetin dhe ushtrohuni në barazinë gjinore

Nga koha kur gjyshet apo mamatë tona mendonin se ishte përgjegjësi e tyre të kujdeseshin për ne dhe të bënin të gjitha punët e shtëpisë, kemi bërë disa hapa përpara. Pavarësisht kësaj, ka edhe aspekte që duhet të qartësojmë: një çift arrin në marrëveshjet e veta bazuar nga realiteti i tyre dhe nevojat specifike që ata kanë.

Punët e shtëpisë janë përgjegjësi e të dyve, sidomos nëse të dy bashkëshortët punojnë. Për një barazi të kushteve, ka nevojë edhe për një barazi investimi. Nëse arrijnë në një marrëveshje ku njëri prej të dyve vendos të qëndrojë në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët, partneri tjetër kujdeset për financat, sepse ka një pozicion pune më të mirë; është një vendim shumë i respektueshëm.

Pavarësisht kësaj, pabarazia lind kur, me një barazi kushtesh personale, është vetëm njëri prej partnerëve që investon dhe i kushton gjithë kohën e tij këtyre detyrave, ndërsa partneri tjetër vetëm jep urdhra dhe sheh që kërkesat e tij kryhen me përpikmëri. Është e nevojshme të ndryshojmë mentalitet dhe të investojmë mbi barazinë gjinore, mbi barazinë e përgjegjësive dhe të mundësive gjithashtu. Një gjë e tillë arrihet vetëm falë një edukimi respektues që i mësohet fëmijëve që herët. Të gjithë bëjmë pjesë në një skuadër të madhe. Femrat dhe meshkujt kanë të drejta të njëjta. Të gjithë kemi nevojat e përgjegjësitë tona.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar